Kasiopea (yjësia)
Cassiopeia është një yjësi në qiellin e veriut, emëruar nga mbretëresha Kasiopea në mitologjinë greke, e cila mburrej me bukurinë e saj të pakrahasuar me asnje. Kasiopea ishte një nga 48 yjësitë që kishte dhënë astronomi grek i shekullit 2, Ptolemeu dhe mbahet si njëra nga 88 yjësitë moderne sot. Lehtë mund të vërehet në qiell, sepse ka formës e shkronjës ‘W’, e formuar nga pesë yje të ndritshme. Është në opozitë me Arushën e Madhe.