Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga ItaliaGjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.

Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore.

Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.

Origjina e Luftës

Pas Luftës së Parë Botërore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktati i Versajës) shënoi një hap të madh në negociatat e paqes. Në këtë konferencë merrnin pjesë vendet fitimtare në luftë si AngliaFranca e të tjerë. Ndërmjet tyre edhe SHBA e përfaqësuar nga presidenti Wilson. Bisedimet vendosën kushte të rënda mbi palët humbëse. Gjermania ishte një nga vendet që u dëmtua më shumë, por Austria në të vërtetë pati humbjet më të mëdha si në njerëz, ashtu edhe në territore.

Embargo që iu vendos Gjermanisë ishte me të vërtetë e rëndë. Gjermania u limitua në një ushtri defensive me 100.000 ushtarë si edhe nuk i’u lejua të prodhonte tanke, aeroplan, anije dhe nëndetëse. Kjo gjendje e rënduar dhe varfëria do të bënte më vonë të mundur hipjen në pushtet të forcave naziste në krye me Hitlerin.

Megjithatë kjo konferencë nuk pati suksesin e pritur. Presidenti i SHBA-së Wilson, u dërgua mbrapsht me të gjithë revoltimin e tij. Loyd George doli në pah me idenë se SHBA nuk kishte më vend aty dhe se Evropa i përkiste evropianëve, një mendim ky që ishte shprehur më parë nga vetë amerikanët në Doktrinën e Monrosë. Dokumenti i Wilsonit, i përbërë nga 14 pika, u pa si një cenim për Evropën. Pika e 12-të e këtij dokumenti kishte në përmbajtje material me rëndësi edhe për Shqipërinë dhe vendet e vogla të tjera, që sipas tij, duhet të merrnin pavarësinë ose të paktën autonominë (pra ishte një pikë që mbronte të drejtat e shteteve të vogla për të formuar shtetin e tyre). Me rëndësi është të përmendim edhe një tjetër synim të kësaj pike që ka lidhje me Perandorinë Osmane. Nga Perandoria Osmane kërkohej hapja e gjireve dhe ngushticave (pas Luftës së Dardaneleve) për të gjithë, nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (që do të ishte organizata ndërkombëtare që Wilsoni kërkonte formimin). Në pikën e 14, ai kërkonte formimin e një organizate ndërkombëtare që të mund të zgjidhte dhe njëkohësisht të parandalonte luftërat dhe konfliktet midis dy ose më shumë shteteve. Në këtë konferencë ai shprehet se dëshiron vetëm paqen dhe i jep një rëndësi të madhe formimit të kësaj organizate ndërkombëtare edhe pse pa rezultat.

Pas Luftës së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e San Remos, do të ishte thjeshtë një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e SHBA-së duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej Siria dhe Lubjana, problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Konfliktet megjithatë nuk kishin të sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Ndërkohë Rusia, që ishte tërhequr nga lufta dhe pas hipjes së bolshevikëve në fuçi, kishte hapur të gjitha marrëveshjet e fshehta të regjimit të carit. Franca kërkonte shfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrsesi që në Evropë të formohej vetëm një shtet i fortë. Ideja e Wilsonit ishte hedhur poshtë tashmë. Perandoria Osmane gjithashtu ishte në prag të trazirave. Duke pasur dijeni të të gjithë këtij tensioni, Konferenca e Vienës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

 

Lufta e Dytë Botërore
WW2Montage.PNG

Data 1 shtator 1939 – 2 shtator 1945
(6 vjet dhe 1 ditë)
Vendodhja
Evropa, Paqësori, Atlantiku, Oqeani Indian, Azia Juglindore, Kina, Japonia, Lindja e Mesme, Mesdheu, Afrika e Veriut, Briri i Afrikës, Afrika Qendrore, Australia, shkurtimisht Amerika Veriore dhe Jugore
Rezultati
Pjesëmarrësit
Aleatët Fuqitë e Boshtit
Komandantët dhe udhëheqësit
Udhëheqësit kryesor i Aleatëve:

Udhëheqësit kryesor të Fuqisë së Boshtit:

Viktimat dhe humbjet
  • Ushtarë të vdekur:
  • Over 16,000,000
  • Civilë të vdekur:
  • Over 45,000,000
  • Gjithsej të vdekur:
  • Over 61,000,000
  • (1937–1945)
  • detaje të mëtejshme
  • Ushtarë të vdekur:
  • Over 8,000,000
  • Civilë të vdekur:
  • Over 4,000,000
  • Gjithsej të vdekur:
  • Over 12,000,000
  • (1937–1945)
  • detaje të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published.