Filozofia

Filozofia merret me problemet e përgjithshme dhe thelbesore rreth çështjeve si ekzistencadituriae vërtetabukurialigjidrejtësiavlefshmëriamendja, dhe gjuha. Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve (siç janë misticizmi ose mitologjia) nga qasja kritike dhe sistematike e saj si dhe mbështetja në argumente të arsyeshme. Fjala filozofi rrjedh nga greqishtja: φιλοσοφία, philosophía, “dashuria për dituri”.

Degët e filozofisë

Degët kryesore të studimit filozofik janë:

  • Metafizika, e cila merret me natyrën e qenies dhe botën. Degë tradicionale të saj janë kozmologjia dhe ontologjia;
  • Epistemologjia, e cila merret me natyrën dhe përfshirjen e diturisë, dhe se a është e mundur dituria. Ndër çështjet kryesore të saj është sfida e paraqitur nga skepticizmi dhe marrëdhëniet mes të vërtetësbesimit, dhe justifikimit;
  • Etika, ose ‘filozofia e moralit’, e cila merret me pyetjet se si duhet të veprojnë njerëzit, nëse këto pyetje janë të përgjegjshme. Degët kryesore të etikës janë meta-etikaetika normative, dhe etika e aplikuarMeta-etika merret me natyrën e mendimit etik, krahasimit me sisteme etike të ndryshme, nëse ka apo jo të vërteta absolute etike, dhe si do të mund të njiheshin këto të vërteta. Etikës i bashkangjitet edhe ideja e moralit. Dialogjet e hershme të Platonit përfshijnë një kërkim mbi definicionin e virtytit;
  • Filozofia politike, e cila studion qeverisjen dhe marrëdhëniet mes individëve dhe komuniteteve me shtetin. Ajo përfshin pyetjet mbi drejtësinë, të mirën, ligjin, pronën, dhe të drejtat dhe obligimet qytetare;
  • Estetika, e cila merret me bukurinë, artin, kënaqësinë, vlerat emocionale, perceptimin, dhe çështjet mbi shijen dhe ndjenjat;
  • Logjika, e cila merret me mënyrat e të menduarit që çojnë nga premisat e vërteta tek konkluzionet e vërteta, e zhvilluar fillimisht në Greqinë antike. Duke filluar në shekullin e 19të, matematikanë si Frege u fokusuan në trajtimin matematik të logjikës, dhe sot subjekti i logjikës ka dy ndarje të gjëra: logjika matematike (logjika formale simbolike) dhe ajo që quhet logjika filozofike;
  • Filozofia e mendjes, e cila merret me natyrën e mendjes dhe marrëdhëniet e saj me trupin, dhe karakterizohet me mosmarrëveshjet mes dualizmit dhe materializmit. Në vitet e fundit janë paraqitur ngjashmëri të shumta mes kësaj dege të filozofisë dhe shkencës kognitive;
  • Filozofia e gjuhës, e cila është hulumtimi i arsyeshëm në natyrën, origjinën, dhe përdorimin e gjuhës;
  • Filozofia e fesë është degë e filozofisë që bën pyetje rreth fesë.

Shumica e subjekteve akademike kanë një filozofi, për shembull filozofia e shkencësfilozofia e matematikësfilozofia e logjikësfilozofia e ligjit, dhe filozofia e historisë. Përveç kësaj, një sërë subjektesh akademike kanë filluar të mirren me çështje që historikisht do të kishin qenë detyrë e filozofisë. Këtu përfshihet psikologjiaantropologjia dhe shkenca natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.