Afrika (kontinent)
Afrika është njëri nga shtate kontinentet e rruzullit tokësor. Ndryshe është i njohur edhe si kontinenti i zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha berbere të cilët janë popull kavkasoid i Afrikës veriore. Romakët e vjetër e kanë shfrytëzuar emrin Afrika terra — “toka Afra” (nga “Afer”) — pjesa veriore, e cila i përgjigjet Tunizisë së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Vetë prejardhja e emrit Afrika ka shumë kuptime : nga fenikaset afar (pluhuri), greqisht aphrike (mungesë e të ftohtit) dhe latinisht aprica (me diell). Afrika ka formë trapezi (veri) dhe trekëndëshi (jug) kurse veri-jug mendohet të ketë formë veshi dhe kokë kali.
Ajo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit gati tërësisht në brezin e nxehtë midis 37° të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike jugore, 17° në gjatësi perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore.
Pikat ekstreme të Afrikës janë Kepi i Bardhe në veri,Kepi Agulhas në jug,Kepi Guardafui në lindje dhe Kepi i Gjelbër në perëndim.
Afrika
Sipërfaqja | 30.284.631 km² |
---|---|
Popullata | 1.225.080.510 (sipas të dhënave në vtitin 2016) |
Dendësia | 36.4/km² |
Shtetet |
|
Varësitë | |
Demonimi | Afrikan(e) |
Gjuhët | Gjuhët Afrikane dhe shumë tjera |
Zonat Kohore | UTC-1 (Cape Verde) tek UTC+4 (Mauritius) |