Afrika (kontinent)

Afrika është njëri nga shtate kontinentet e rruzullit tokësor. Ndryshe është i njohur edhe si kontinenti i zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha berbere të cilët janë popull kavkasoid i Afrikës veriore. Romakët e vjetër e kanë shfrytëzuar emrin Afrika terra — “toka Afra” (nga “Afer”) — pjesa veriore, e cila i përgjigjet Tunizisë së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Vetë prejardhja e emrit Afrika ka shumë kuptime : nga fenikaset afar (pluhuri), greqisht aphrike (mungesë e të ftohtit) dhe latinisht aprica (me diell). Afrika ka formë trapezi (veri) dhe trekëndëshi (jug) kurse veri-jug mendohet të ketë formë veshi dhe kokë kali.

Ajo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit gati tërësisht në brezin e nxehtë midis 37° të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike jugore, 17° në gjatësi perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore.

Pikat ekstreme të Afrikës janë Kepi i Bardhe në veri,Kepi Agulhas në jug,Kepi Guardafui në lindje dhe Kepi i Gjelbër në perëndim.

 

Afrika

LocationAfrica.png

Sipërfaqja 30.284.631 km²
Popullata 1.225.080.510 (sipas të dhënave në vtitin 2016)
Dendësia 36.4/km²
Shtetet
Varësitë
Demonimi Afrikan(e)
Gjuhët Gjuhët Afrikane dhe shumë tjera
Zonat Kohore UTC-1 (Cape Verde) tek UTC+4 (Mauritius)

Leave a Reply

Your email address will not be published.