Arktiku

Arktiku është një rajon polar i cili gjendet në pjesën më veriore të Botës. Arktiku përbëhet nga Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe nga disa pjesë të Alaskës (SHBA), KanadasëFinlandësGrenlandës (Danimarkë), IslandësNorvegjisëRusisë dhe Suedisë. Rajoni Arktik përbëhet nga një shtresë akullnajore sezonale të ndryshueshme, e rrethuar nga një tokë e ngrirë pa pemë. Zona mund të përcaktohet si veriu i Rrethit Arktik (66° 33’V), i përafërt me cakun e diellit të mesnatës dhe natës polare. Ndryshe, mund të përcaktohet si një rajon ku temperaturat mesatare të muajit më të nxehtë (korrik) janë nën 10 °C (50 °F); vija më veriore drunjore afërsisht ndjek izotermin në kufi të këtij rajoni.

Në aspektin social dhe politik, rajoni Arktik përfshin territoret veriore të tetë shteteve arktike, megjithëse nga përkufizimet e shkencës natyrore, pjesa më e madhe e këtij territori konsiderohet si territor polar. Rajoni Arktik është një rajon i veçantë në mes të ekosistemeve të Tokës. Për shembull, kulturat në këtë rajon dhe popujt vendas të Arktikut janë mësuar me kushtet ekstreme dhe të ftohta të këtij rajoni. Në vitet e fundit, shtrirja e sipërfaqeve akullnajore është zvogëluar. Jeta në Arktik përfshin organizma që jetojnë në akull, zooplanktone dhe fitoplanktonepeshq dhe gjitarë të detit, zogj, gjitarë tokësor, bimë dhe shoqëri njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.