Groenlanda

Grenlanda (Danisht : Grønland) – “vend i gjelbër” është një krahinë vetqeverisëse e Danimarkës, e cila gjendet ndërmjet Oqeanit Arktik dhe atij Atlantik, në lindje të Arkipelagut Arktik Kanadez. Megjithëse nga pikëpamja fiziko-gjeografike i përket kontinentit të Amerikës së Veriut, historikisht dhe kulturalisht Groenlanda ka lidhje më të ngushta me Europën, prej të shkuarës së saj kurkaqenëe kolonizuar nga Norvegjia dhe Danimarka, por edhe prej lidhjeve të ngushta me fqinjin ishullor të saj, Islandën.

Groenlanda është ishulli më i madh në botë. Tre të katërtat e sipërfaqes së saj janë të mbuluara nga shtresa akulli të përhershme. Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin e vendit Nuuk. Shumica e popullsisë së saj përbëhet nga kombësia Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin e XIII-të nga tokat e brendshme të Kanadasë drejt ishullit.

Kalaallit Nunaat
Grønland
Greenland
Flag of Greenland.svg Emblema - Groenlanda
Flamuri Stema
Vendndodhja - Groenlanda

Leave a Reply

Your email address will not be published.