Cfare Eshte Uji dhe Kuriozitete Rreth Tij
Uji ose ujë në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë po ashtu dhe nuk ka ngjyrë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.
Uji i përshtatshëm për tu pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt.
Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.
Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidrogjen (H+) i lidhur me grupin hidroksid (OH−). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dioksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.
Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes. TRETËSI UNIVERSAL.
Ne kemi plotë lloje të ujërave: 1. Uji i klorit, 2. Uji i pastër, 3. Uji që përdoret në laborator etj.
Kuriozitete rreth ujit:
- 750 milion njerëz në botë që nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Por situata është duke u përmirësuar.Sipas të dhënave statistikore në 1990, tre miliardë njerëz nuk ishin në gjendje të përfitonin nga ky burim parësor për jetën e njeriut.
- Uji është një element kryesor i ekosistemeve natyrore dhe rregullimit të klimës. Sidoqoftë disponueshmëria e burimeve ujore është veçanërisht e ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës. Shkencëtarët i tremben një rreziku të shtuar si nga thatësira ashtu edhe nga përmbytjet në dekadat e ardhshme.
- Një tjetër kuriozitet për ujin ka të bëjë me trupin tonë i cili përbëhet nga 60 deri në 70% ujë, por kjo përbërje nuk është gjithmonë e njëjtë gjatë gjithë jetës: fetusi i njeriut është i përbërë nga 95% ujë.
- Cdo vit rreth 247 000 milion m3 ujë nxirren nga sipërfaqet e BE-së dhe rezervat ujore nëntokësore (përrenj, liqene dhe lumenj)
- Për të prodhuar 1 kg mish viçi, nevojiten rreth 16 000 litra ujë, nevojiten 140 litra ujë për një filxhan kafe dhe 900 litra për 1 kg misër. Nëse duam të prodhojmë një gotë birrë, na duhen të paktën 150 litra; për dy feta bukë, 100 litra.
- Ka 1,5 miliardë km3 ujë në planetin tonë, por rreth 95% është i kripur.
- Astronautët janë ata që riciklojnë ujin më së miri; 93% e djersës dhe urinës së tyre ripërdoren në anije kozmike, të cilat shndërrohen përsëri në ujë mineral falë sistemit të rikuperimit të ujit
- Një tjetër kuriozitet për ujin që mbase nuk e keni ditur: abuzimi me pirjen e ujit është i dëmshëm. Në kushte normale të individit, pirja e shumë më tepër se dy – tre litrat e rekomanduar në ditë mund të çojë në “dehje” të vërtetë nga uji, e cila shkakton nauza, të vjella, halucinacione dhe gjendje kome
- Uji i ngrohtë ngrin me shpejtë në krahasim me ujin e ftohtë: Quhet efekti Mpemba dhe u zbulua rastësisht në vitin 1963, nga një djalë Tanzanian, i cili ishte i dhënë pas akullores dhe e vendoste qumështin e sheqerosur akoma të nxehtë në frigorifer për të ngrirë më shpejtë.
- Cdo vit 89 miliardë litra ujë ambalazhohen në shishe plastike