Mësimi

Mësimi (anglisht:Lesson) është proces i organizuar, i planifikuar më qëllim që të realizohet përvetësimi i diturive në fusha të caktuara. Është proces që mundëson krijimin dhe përsosjen e shkathtësive dhe shprehive të një individi. Në psikologjinë shkencore termi i mësimit ka një kuptim më të gjerë sesa ai për të cilin mund të përdoret në jetën e përditshme. Procesi i të mësuarit përmbledh të gjitha modifikimet relativisht të qëndrueshme të sjelljeve dhe aktiviteteve psikologjike të cilat vijnë si rezultat i përvojës. Spektri studimor i procesit të të mësuarit varion nga psikofiziologjia tek psikologjia kognitive. Bihejviorizmi e vë theksin në ndryshimin aktual të sjelljes, ndërsa kognitivistet e vënë theksin në aftësinë për të manifestuar sjelljen. Mësimi karakterizohet nga një ndryshim relativisht të përhershëm. Sjellja e individit modifikohet dhe vazhdon ta ruajë karakterin e ndryshueshëm në të ardhmen. Mësimi karakterizohet edhe nga aftësia për të manifestuar një sjellje të caktuar, për të zbatuar atë që është mësuar. Zbatimi mendohet se është rezultat i kombinimit të të mësuarit me motivimet.

Llojet e të mësuarit

Familjarizimi

Fenomeni i familjarizimit përbën formën më të thjeshtë dhe universale të të mësuarit. E gjejmë tek të gjithë kafshët dhe tek njeriu në nivelin e reflekseve dhe disa forma të vëmendjes. Ky fenomen përben zhdukjen e reagimit të organizmit të subjektit si pasojë e shfaqjes së vazhdueshme të ngacmuesit.

Të Mësuarit me anë të shoqërimit

Kushtëzimi klasik

Kushtëzimi klasik përbën formën më të përgjithme të formimit të reagimeve, zbulimi i të cilës i dedikohet studiuesit rus Ivan Pavlov dhe shkollës së tij. Emocionet gjithashtu i nënshtrohen mjaft lehtë këtij ligjit të kushtëzimit.

Kushtëzimi klasik quhet forma e të mësuarit gjatë së cilës një ngacmues shoqërohet me një ngacmues tjetër që shkakton një reagim të caktuar. Disa herë quhet edhe kushtëzim provizor ose kushtëzim përgjegjës.

Kushtëzimi operant

Ky lloj i të mësuarit bazohet në atë që Edward Thorndike e quan ”Ligji i efektit”. Reagimi i një organizmi i subjektit bëhet më i shpeshtë ose e kundërta në varësi të rezultatit që ky sjellje ka për subjektin i cila e ka shfaqur. Kështu nëse reagimi i organizmit shoqërohet me një rezultat pozitiv për vetë subjektin përgjegjës për këtë reagim, atëherë reagimi do përsëritet dhe përforcohet.

Skinner të cilit i dedikohet termi “Veprues” vë theksin për rëndësinë e përforcimit në proçesin e të mësuarit.

Gjatë kërkimeve dhe studimeve për kushtet mësimit tek njerëzit, janë formuar teza e teori të shumta (ndër tjera teoria asociative, teoria strukturore, behavizmi, teoria kongnitive, modeli matematikë-statistikë i gjasës). Parimi qendrorë, para së gjithash është vazhdueshmëria, fuqizimi (përforcimi i sjelljes së dëshiruar të treguar më parë) dhe organizimi kongnitiv (mësimi nëpërmjet arsyes). Një përpjekje për të i integruar parimet e ndryshme të mësimit e ka bërë R. M. Gagne. Ky i ka mbledhur 8 parime dhe i ka vendosur në një rend hierarki, ku mësimi i llojit të ultë është i nevojshëm por nuk është i mjaftueshëm. Kushtet pasuese janë :

  • 1) sinjal-mësim (kondicionimi klasik) ;
  • 2) nxitje-reagim-mësimi (kondicionimi operativ) ;
  • 3) krijimi i zinxhirit (nga më shumë nxitje dhe reagime ) ;
  • 4) krijimi i zinxhirit gjuhësorë ;
  • 5) diskriminacioni i shumanshëm (dallimi i nxitjeve të përafërta) ;
  • 6) përkufizimi-mësimi ;
  • 7) rregull-mësimi ;
  • 8) zgjidhje probleme.

Mësimi kognitiv

Të mësuarit kognitiv nënkupton se individi për të marrë vendime lidhur me sjelljen e tij, ai përdor skemat mendore dhe kujtesën. Insajti është përceptimi i paritur i marrëdhënieve të elementëve të cilët janë të domosdoshëm për të zgjidhur problemin. Mësimi latent ndodh kur personi përvetson njohuri per dicka, por nuk i shfaq ato gjersa të jetë i motivuar. Ndërsa mësimi vëzhgues është vëzhgimi i veprimit i kryer nga një person tjetër, zakonisht më i përparuar në njohuri.

Zbatime të procesit të të mësuarit

Te njerëzit

Tek njerëzit, objektivat dhe llojet e procesit të mësimit janë të komplikuara; Pa ndonjë shkallë të lartë instiktive, nëpërmjet mësimit përbrenda një kulture, njeriu përvetëson aftësinë e mbijetesës së qenies së tij, ashtu që njeriu për nga ana antropologjike por edhe nga ana e të mësuarit ka vlerën e të qënurit. Mësimi në një masë të madhe ndodhë gjatë pjesëmarrjes në jetën e përbashkët shoqërore (Shoqërimi, Enkulturimi); Për përmbajtje të komplikuara jepen mjete mësimore ndihmëse zakonisht institucionale (Shkolla).

Te kafshët

Te kafshët, mësimi motorik që vije nga sjelljet instiktive janë Shkollë e lartë p.sh. rastet si kuajt kalërues, loja në ajër të pëllumbave, përdorimi i shkathtë i duarve, këmbëve apo gojës te majmuni, papagaj etj. Ndërsa te skraja e shiut është vërejtur mësimi prekës, nëpërmjet prekjeve instiktive të porsalindurit orientohen në cakun e caktuar.

Kufizimet biologjike të të mësuarit

Manipulimi i ngacmuesve, reagimeve dhe përforcimeve ndikon mbi të mësuarit, si në kushte normale ashtu edhe eksperimentale. Megjithatë aftësitë e individit për të mësuar kanë kufij biologjike.

Prirja instinktive. Proçesi në të cilin sjellja e kushtëzuar ndryshon e shkon drejt sjelljes me instinktive.

Formimi i gjurmës. Ndikimet instinktive mbi të mësuarin i kanë detyruar psikologët të studiojnë me kujdes faaktin sesi përberja biologjike e përgatit individin për të mësuar gjatë zhvillimit të tij.

Anas platyrhynchos -Boston Harbor, Massachusetts, USA- parent and chicks-8

Rosat e vogla dhe disa kafshë të tjera, mësojnë t’i shkojnë pas nënës apo një objekti lëvizës vetëm 11-18 orë pas daljes nga veza. Kjo formë e të mësuarit të hershëm në një periudhë kritike quhet formimi i gjurmës. Periudha kritike është një kohë shumë e shkurtër gjatë së cilës individi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në një mjedis dhe ndikohet shumë prej tyre. Ka gjëra që normalisht duhen mësuar gjatë kësaj periudhe. Nëse kjo nuk ndodhe atëherë individi mun t’a ketë të vështirë që t’i mësojë ato më vonë. Pas formimit të gjurmës, rosat e vogla do të vazhdojnë të ndjekin në të ardhmen objektin që ka lënë gjurmë. Një punë të madhe në këtë drejtim ka bërë fituesi i çmimit NobelKonrad Lorenz.Një nga studimet e tij të shquara ishte ai i vitit 1937, në të cilin ai u mësoi patave të vogla ta ndiqnin atë nga pas kudo që ai të shkonte. Formimi i gjurmës i ndihmon speciet që të përshtaten. Foshnjat kanë nevojë që të qëndrojnë pranë nënave dhe të mësojnë të identifikojnë speciet.

Kontinuumi i përgatitjes biologjike. Martin Seligman më 1970 propozoi një kontinuum të përgatitjes biologjike për të mësuar Në njërën anë të kontinuumit është të mësuarit biologjikisht të përgatitur, në qendër qëndron të mësuarit biologjikisht të papërgatitur dhe në skajin tjetër qëndron të mësuarit kundër përgatitjes biologjike. Koncepti i përgatitjes biologjike na ndihmon që të shpjegojmë marrëdhëniet ne fushën e emocioneve. Kështu kontinuumi i përgatitjes biologjike nënkupton se kafshët janë të përgatitura për të shoqëruar disa ngacmues dhe reagime por, nuk janë të përgatitura të mësojnë shoqërime të tjera.

Dimensione të tjera të mësimit

E-mësimi

E-mësimi është një formë e të nxënit që shfrytëzon teknologjinë digjitale dhe internetin për të ofruar përmbajtje edukative. Ai mund të zhvillohet në mënyrë sinkrone, përmes platformave si Zoom, ose asinkrone, ku materialet janë të regjistruara dhe mund të përdoren sipas nevojës.

Ky model mësimor ofron fleksibilitet, qasje të lehtë në burime dhe personalizim të mësimit, por ka edhe sfida si mungesa e ndërveprimit fizik dhe nevoja për pajisje të përshtatshme. E ardhmja e e-mësimit mbetet e hapur për zhvillime të mëtejshme, por vështirë se mund të zëvendësojë plotësisht arsimin tradicional.

 

E-mësimi

E-mësimi (anglishtE-learning) i njohur nganjëherë edhe si Mësimi elektronik, është një shërbim online arsimor përkatësisht, një faqe interneti që mëson dhe ndihmon studentët të përmirësohen në lëndë të caktuara si matematikaanglishtja dhe shkenca . Këto zakonisht përdoren nga shkollat për t’i lënë studentët të mësojnë nga shtëpia dhe të kryejnë detyrat e shtëpisë në internet. Pronarët e faqeve të internetit që zotërojnë shërbime të mira arsimore në internet mund t’i ngarkojnë shkollat për përdorimin e këtyre faqeve të internetit, megjithatë, shumë faqe interneti si Bitesize, të drejtuara nga BBC, janë të hapura për publikun.

Historiku

Termi “e-mësimi” (e-learning) u shpik nga Elliot Masie në Konferencën e tij TechLearn në vitin 1999; ky ishte rasti i parë që termi u përdor në një kontekst profesional (Gutierrez, 2014).  Megjithatë, përdorimi i kompjuterëve dhe mjeteve të tjera dixhitale i paraprin kësaj me rreth tre dekada. Në mesin e viteve 1960, profesorët e psikologjisë në Stanford u përpoqën të përdornin kompjuterë dhe teleprintera për t’u mësuar aritmetikën dhe drejtshkrimin nxënësve të shkollave fillore (Suppes, 1971).

Po kështu, në vitin 1960, mësimi elektronik filloi të zërë rrënjë në Universitetin e Illinois. Universiteti kishte krijuar një Intranet për studentët e tij, duke i lejuar ata të aksesonin materialet e kursit dhe të dëgjonin leksionet e regjistruara përmes një sistemi të terminaleve kompjuterikë të lidhur (Argawal & Pandey, 2013). Nga mesi i viteve 1980, shumë biblioteka të kolegjeve kishin ndjekur shembullin, duke i lejuar studentët të aksesonin përmbajtjen e kursit nga terminalet e bibliotekës.

Llojet e mësimit elektronik

Ekzistojnë dhjetë lloje të ndryshme të mësimit elektronik. 

  1. Mësimi i menaxhuar nga kompjuteri (CML): Në CML, instruktorët përdorin kompjuterë për të ofruar objektivat e të mësuarit dhe për të vlerësuar performancën e studentëve. Këto sisteme mund të gjenerojnë teste, të analizojnë rezultatet dhe të përshtatin proceset e të mësuarit sipas preferencave individuale të studentëve. Për më tepër, CML përdoret për ruajtjen dhe marrjen e mjeteve dhe mjeteve mësimore.
  2. Udhëzime me ndihmën e kompjuterit (CAI): CAI kombinon kompjuterët me metodat tradicionale të mësimdhënies, duke ofruar aktivitete të tilla si stërvitje dhe praktikë, mësime dhe simulime.  Ai promovon interaktivitetin, duke i lejuar studentët të marrin pjesë aktive në procesin e të mësuarit dhe të zhvillojnë aftësi.
  3. Mësimi sinkron në internet: Në mësimin sinkron në internet, grupet e studentëve angazhohen në aktivitete në kohë reale të lehtësuara nga biseda në internet dhe video-konferenca. Kjo nxit ndërveprimin e menjëhershëm midis studentëve dhe instruktorëve, duke eliminuar izolimin social dhe duke përmirësuar marrëdhëniet mësues-nxënës. 
  4. Mësimi asinkron në internet: Mësimi elektronik asinkron i lejon studentët të studiojnë në mënyrë të pavarur me ritmin dhe orarin e tyre, pa komunikim në kohë reale.  Ai ofron fleksibilitet dhe përdor teknologji si e-mailblogje, forume diskutimi dhe burime multimediale.
  5. E-Learning fiks: E-learning fiks ofron përmbajtje statike të përcaktuar nga instruktorët, pa personalizim për nxënësit individualë. I mungon fleksibiliteti dhe përshtatja me nevojat ose preferencat e nxënësve, duke e bërë atë më pak ideal për mjedise të personalizuara të të mësuarit.
  6. Mësimi elektronik adaptiv: Mësimi elektronik adaptiv personalizon materialet mësimore për t’iu përshtatur nevojave të secilit nxënës, duke marrë parasysh faktorë si performanca, aftësitë dhe qëllimet. Ai përdor teknologji të avancuara, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për të personalizuar përvojën e të mësuarit dhe për të përmirësuar menaxhimin e njohurive. 
  7. Linear e-Learning: Linear e-learning ndjek një model komunikimi njëkahësh, ku informacioni transmetohet nga dërguesi te marrësi pa reagime. Shembujt përfshijnë mediat tradicionale si televizioniradio dhe gazetat .
  8. E-Learning interaktiv: E-learning interaktiv mundëson komunikim të dyanshëm midis instruktorëve dhe nxënësve, duke lejuar reagime dhe modifikime të metodave të mësimdhënies. Ai lehtëson angazhimin dhe pjesëmarrjen përmes veçorive si mesazhet e çastit dhe tabelat e diskutimit.
  9. E-Learning Individual: Në mësimin elektronik individual, nxënësit studiojnë në mënyrë të pavarur për të përmbushur objektivat e të mësuarit vetë. Metodat e vlerësimit mund të përfshijnë vlerësimin e automatizuar ose vlerësimin nga kolegët, të përdorura zakonisht në kurse masive të hapura në internet (MOOCs).
  10. E-Learning bashkëpunues: E-learning bashkëpunues përfshin të mësuarit e bazuar në grup, ku studentët ndërveprojnë, mësojnë nga njëri-tjetri dhe shfrytëzojnë pikat e forta dhe të dobëta kolektive. Ai thekson zhvillimin e njohurive në një mjedis social, duke nxitur bashkëpunimin dhe punën ekipore .

Metodat e të mësuarit elektronik

Disa nga metodat për të ofruar mësim elektronik janë:

  1. Trajnim i bazuar në kompjuter (CBT) dhe trajnim i bazuar në ueb (WBT): CBT përdor CD ose DVD që nxënësit të kenë akses në përmbajtje në sistemet e tyre, ndërsa WBT përdor internetin me sistemet e menaxhimit të të mësuarit. Të dyja metodat janë të vetë-ritmit pa ndërveprim të drejtpërdrejtë të instruktorit, të përshtatshme për të rriturit që mësojnë aftësi të reja.
  2. Mësimi elektronik i përzier: Kjo qasje kombinon mësimdhënien ballë për ballë me teknologjinë si softueri i bashkëpunimit, duke përmirësuar mësimin përtej klasës dhe duke ofruar fleksibilitet në planifikim.
  3. Learning elektronik celular: Duke përdorur pajisje të dorës, eLearning celular ofron akses në materialet dhe burimet mësimore. Ndërsa rrit aksesueshmërinë, duhet të merren parasysh faktorë si kufizimet e pajisjes dhe lidhja.
  4. Mësimi elektronik social: Duke integruar parimet e të mësuarit social, kjo metodë inkurajon ndërveprimin midis nxënësve përmes mediave sociale, forumeve të diskutimit dhe aktiviteteve në grup, duke lehtësuar të mësuarit përmes vëzhgimit dhe bashkëpunimit.
  5. Mësimi elektronik i bazuar në lojë: Duke përdorur lojëra kompjuterike për të ofruar, mbështetur dhe përmirësuar mësimdhënien, mësimi elektronik i bazuar në lojë është projektuar rreth objektivave specifike të të mësuarit, duke ofruar përvoja mësimore gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese për të angazhuar nxënësit në arritjen e qëllimeve të tyre.
  6. Mësimi elektronik i bazuar në skenar: Kur përdorni tregime dhe situata të jetës reale për të dhënë mësime njohurish, ai njihet si mësimi elektronik i bazuar në skenar . Ky art është bërë popullor për të rritur angazhimin në mësim. Ai i shërben shumë mirë qëllimit të shërbimeve të eLearning duke tërhequr nxënësit përmes tregimit. Për shembull, të mësuarit përmes një tregimi të një situate të urgjencës mjekësore. Ai do t’i lejojë nxënësit të kuptojnë kërkesat për të trajtuar situatën me të menduarit analitik.