eBay

Qendra kryesore e iBejit në San Jose, Kaliforni.

eBay Inc. (shqiptimi: iBej) (NASDAQEBAY) është një shoqëri internetore amerikane që drejton eBay.com, një ankand ndër rrjetor dhe një faqe rrjetore në të cilën njerëzit dhe tregëtarët blejnë dhe shesin mallra dhe shërbimet e tyre në mbarë botën. Në shtesë të faqes rrjetore amerikane origjinale, iBej ka themeluar faqe rrjetore në disa vende të tjera, si p.sh. GjermaniFrancëItaliSpanjë etj. eBay Inc zotëron edhe PayPalSkype e firma të tjera.

iBej bazohet në parimin e ankandit të drejtpërdrejtë. Shitësit vendosin në ankand një mall apo shërbim; blerësit (të interesuarit) japin ofertat e tyre. Pjesëmarrja në iBej bëhet me anë të një regjistrimi të detyrueshëm falas në faqen rrjetore të ankandit në linjë. Shitësi është i detyruar ta dërgojë mallin e shitur tek blerësi me postë në adresën e dërguar nga blerësi me anë të postës elektronike.

Historia

iBej u themelua nga Pierr Omidjar, një programues kompjuterik, në San Jose, të Kalifornisë më 3 shtator 1995, dhe quhej në fillim Auctionweb (ankandi rrjetor). Emri ‘eBay’ u vendos më vonë kur ai duhej ta regjistronte firmën e tij në pronësinë e emrave ndër rrjetorë, por emri EchoBay i paramenduar nga Pierr Omidjari ishte i zënë nga echobay.com, një firmë minierash argërmuese, dhe kështu ai e shkurtoi atë në ‘eBay’.

iBej hyri në treg në vitin 1998, dhe pronari i saj Omidjar së bashku me drejtorin e iBejit Xhef Skoll u bënë menjëherë miliarderë. Shoqëria bleu më 14 tetor 2002 firmën ndër rrjetore PayPal.