Rroga/Paga

Rroga është sasia e të hollave e dhënë si kundërvlerë për orë pune. Varësisht nga marrëveshja në mes të punë marrësit dhe punëdhënësit rroga jepet për disa orë brenda ditës ose muajit. Zakonisht për marrëveshjet afatgjata rrogat jepen për orët dhëna të punës brenda një muaji dhe thirren rroga mujore, mirëpo në feudalizëm, kapitalizëm dhe sistemet tjera ku sindikata nuk janë të plotfuqishme rrogat jepen edhe për disa orë të dhëna pune brenda ditës apo javës.

Gjatë kohës së sistemeve klasike socialiste termet për punëmarrësin, të angazhuarin dhe rrogëtarin janë përdorur në një nivel si të punësuar apo punëmarrës.

Sikurse Paga edhe rroga e personave zakonisht i nënshtrohet tatimeve shtetërore dhe në disa shtete në bazë të saj llogariten edhe parapagime të ndryshme si për shembull sigurimi shëndetësor, sigurimi i papunësisë, sigurimi personal etj.

Paga

Paga është sasia e të hollave dhënë si kompensim i punës së dhënë që zakonisht paguhet për muaj. Përndryshe paga merret edhe si të ardhurat mujore të nëpunësve dhe të punësuarve tjerë që për bazë nuk i kanë orët e punës por paguhen sipas marrëveshjes në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Paga e personave zakonisht i nënshtrohet tatimeve shtetërore dhe në disa shtete në bazë të saj llogariten edhe parapagime të ndryshme si për shembull sigurimi shëndetësor, sigurimi i papunësisë, sigurimi personal etj.

Me Paga në administratën tatimore nënkuptohet kompensimin financiar dhe lloje te tjera të kompensimit, përfshirë mallrat, favoret, shërbimet, apo shkëmbimet ne natyrë, të paguara në lidhje me punësimin në një shtet. 

Për llogaritjen sa më të saktë të tatimit shtetërorë të pagave bëhet “pasqyra e pagës e cila njihet edhe si pasqyra humbje fitim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.