Facebook është një rrjet shqoqëror i hapur në shkurt të vitit 2004, i zotëruar dhe i drejtuar nga Facebook, Inc. Që nga shtatori i 2012-ës, Facebook ka mbi një miliard përdorues aktivë, më shumë se gjysma e të cilëve e përdorin Facebook-un në një pajisje celular. Përdoruesit duhet të regjistrohen përpara se të përdorin faqen, pas të cilit ata mund të krijojnë një profil personal, të shtojnë përdoruesit e tjerë si miq, të shkëmbejnë mesazhe, duke përfshirë njoftimet automatike kur ndryshojnë profilin e tyre. Përveç kësaj, përdoruesit mund t’iu bashkohen grupeve me interesa të përbashkëta, të organizuar sipas vendit të punës, shkollës ose kolegjit, ose sipas karakteristikave të tjera, dhe të kategorizojnë miqtë e tyre në lista si “Njerëzit nga puna” ose “Miqtë e ngushtë”.
Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg me shokët e dhomës dhe shokët studentë Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Antarësimi në faqe fillimisht u kufizua nga themeluesit te studentët e Harvardit, por u zgjerua në kolegjet e tjera në zonën e Bostonit, në Ivy League, dhe në Universitetin Stanford. Gradualisht u shtua mbështetja edhe për studentët në universitete të ndryshme përpara se të hapej për studentët e shkollave të mesme dhe përfundimisht për këdo mbi 13 vjeç. Megjithatë, sipas një ankete të Consumer Reports e realizuar në maj 2011, janë 7.5 milionë fëmijë nën 13 vjeç me një llogari dhe 5 milionë nën 10 vjeç, duke shkelur kushtet e shërbimit të faqes.
Si nisi gjithçka
Nisur si një uebsit i ndërtuar nga një student si mënyrë për të kontaktuar shokët e tij, por që u kthye në fenomen global dhe biznes miliona-dollarësh, është përhapur tani në mbarë botën me një shpejtësi marramendëse. Rreth 15 milionë anëtarë në ditë ndryshojnë statusin e tyre në Facebook. Mark Zuckerberg ishte 19 vjeç kur nisi “Facebook” nga dhoma e konviktit te Harvard. Brenda 24 orësh 1000 veta nga shkolla e tij ishin regjistruar dhe pas një muaji gjysma e shkollës kishte profil në “Facebook”. Sot pas 6 vjetësh uebsiti mbi 150 milionë anëtarë në të gjithë botën dhe Zuckerberg, është miliarderi më i ri në botë – me një pasuri prej rreth 1.5 miliardë dollarë. Zuckerberg krijoi një rrjet social që jo vetëm pasqyron jetën e një personi, por që edhe e zgjeron atë. Fenomeni “Facebook” është përqafuar edhe nga politikanët, edhe nga njerëz të artit. Çdo ditë 15 milionë anëtarë ndryshojnë statusin në Facebook” dhe 850 milionë foto shtohen çdo muaj. Mesatarja e miqve të një anëtari është 120. Në fillim, njerëzit ishin pak të shqetësuar për të treguar identitetin e tyre në internet, por tani një pjesë tregojnë detaje nga më të ndryshme të jetës së tyre. Megjithëse me një vlerë prej 15 miliardë dollarësh “Facebook” i duhet të punojë shumë për t’iu përshtatur teknologjisë dhe për të pasur fitime financiare.
Webfaqja | www.Facebook.com |
---|---|
Komercial | po |
Tipi i faqes | Social software |
Gjuha(t) e gjendshme | Në 140 gjuhë |
Pronari | Facebook Inc. |
Krijuar nga | Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes, Eduardo Saverin |
Lëshuar më | shkurt 2004 |
Të ardhura | 150 Millionen US-Dollar |