Australia

Australia zyrtarisht Federata e Australisë (Commonwealth of Australia) është një vend që përfshin kontinentin e Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.

Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes britanikëve në shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit nga hollandezët në vitin 1606, gjysma lindore të Australisë u pretendua nga Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.

Në 1 janar 1901, gjashtë kolonitë u bashkuan në një federatë, duke formuar Komonuellthin e Australisë. Që nga ajo kohë Australia ka mbajtur një sistem të qëndrueshëm politik demokratik liberal që funksionon si një demokraci parlamentare federale dhe monarki kushtetuese. Federata përbëhet nga gjashtë shtete dhe disa territore.Popullsia shumë e urbanizuar dhe është përqendruar kryesisht në shtetet lindore.

 

Commonwealth of Australia
Flag of Australia.svg Emblema - Australia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: s ka
Vendndodhja - Australia

Leave a Reply

Your email address will not be published.