PERRALLA - 166. ROSA E VERBER
“ROSA E VERBER”
Na ishte nje here nje gjysh dhe nje gjyshe. Nje dite ata shkuan ne pyll per te mbledhur kerpudha por atje gjeten nje rose. Kjo rosa nga njeri sy ishte e verber.
Ata e moren me vete ne shtepi. Te nesermen u ngriten dhe shkuan perseri per kerpudha,kurse roses i bene nje fole me pende qe te rrinte sa me rehat.
Ata dolen kurse rosa u kthye ne nje vajze. Pastroi shtepine,solli uje dhe poqi disa byrek.
Erdhi gjyshi me gjyshen dhe filluna te pyesnin te habitur:
- Kush te na i kete bere keshtu te gjitha punet e shtepise?!
Por fqinjet kishin pare dicka dhe i thane:
- Nje vajze e verber ua solli ujin ne shtepi.
Edhe te nesermen gjyshi me gjyshen dolen,kete here nuk shkuan ne pyll por u fshehen ne qilar. Rosa u kthye ne vajze dhe shkoi per te marre uje. Nderkohe gjyshi me gjyshen dolen nga vendi ku ishin fshehur dhe pane pendet qe vajza kishte hequr. Ata i moren dhe i hodhen ne zjarr.
Ate cast vajza e kuptoi,u kthye dhe kur i pa pendet qe ishin djegur filloi me te qare. Sepse nuk mund te behej dot me rose pa ato pende.
Pastaj i kerkoi gjyshit dhe gjyshes nje furke te arte,rrinte ne fushe dhe filloi te tjerre. Erdhi fluturimthi nje tufe pata-mjellmash dhe ajo i thote:
- Pata te dashura,me jepni secila nga nje pende.
- Prapa nesh po vijne te tjera,ato do te japin. – Ia kthyen patat.
Vjen nje tufe tjeter dhe vajza filloi t’i lutet qe t’i japin nga nje pende por edhe ato i thone se po vijne te tjera pas tyre dhe do i jepnin ato.
Me ne fund aty prane fluturon nje patok dhe i hedh vajzes nje pende te arte.
Vajza u kthye menjhere ne nje rose te bukur dhe fluturoi menjehere nga ai vend.
Gjyshi me gjyshen filluan te qanin sepse i kishte hyre ne zemer vajza por s’kishin cfare te benin qe ta kthenin perseri.
