Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 157. PELA CILANE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 157. PELA CILANE
Prev
Next

                                                            “PELA CILANE”

 

Na ishte nje here nje plak qe kishte tre djem. Te medhenjte merreshin me ekonomi dhe ishin doreleshuar,kurse i vogli ishte ndryshe,atij i pelqente te shkonte ne pyll per kerpudha,ndersa kur shkonte ne shtepi rrinte prane sobes.

Erdhi koha qe plaku te mbyllte syte. Atehere thirri djemte prane dhe i porositi:

  • Kur te vdes,duhet te vini tre nete rresht te varri dhe te me sillni per te ngrene.

Pasi plaku mbylli syte ata e varrosen. Erdhi nata e pare dhe djalit te madh i takonte te shkonte te varri,por ia pertonte,kishte dhe pak frike edhe i tha vellait te vogel:

  • Me zevendeso per kete nate se do te blej nje kulac te embel.

Ai pranoi,mori buken dhe shkoi te varri i te atit. Ne mes te nates dhe u u hap,babai doli e tha:

  • Djali im i madh je? Cfare kemi ndonje gje te re andej? Si shkojne punet?
  • Une jam,djali yt. – i tha i vogli. – Mos ki merak se cdo gje shkon mire.

I ati hengri buke dhe u fut prape ne varr. Kurse djali mori rrugen per ne shtepi. Rruges ndaloi dhe mblodhi kerpudha. Kur arriti ne shtepi vellai i madh e pyeti si shkoi dhe ai ia tregoi te gjitha,se babai ishte ngritur dhe hengri deri sa u ngop.

Erdhi nata e dyte. Po edhe vellai i mesem pertonte ose kishte dhe pak frike edhe i tha vellait te vogel budalla qe te shkonte se do i jepte nje pale kepuce te mira.

Keshtu ai mori buken,shkoi perseri te varri i te atit dhe u ul poshte po priste. Ne mes te nates dheu u hap dhe i ati e pyeti nese ishte djali i mesem dhe per te rejat qe kishin ndodhur. 

  • Une jam,yt bir. Cdo gje shkon mire,mos u bej merak. – u pergjigj djali i vogel.

I ati hengri buke sa u ngop dhe u fut perseri ne varr. Djali u kthye per ne shtepi dhe rruges ndaloi per te mbledhur kerpudha. Kur  arriti ne shtepi vellai i mesem e pyeti cfare kishte ndodhur dhe ai ia tregoi te gjitha.

Naten e trete,vellai i vogel i tha te shkonin ata qe ai te bente pak pushim,por ata i thane:

  • Cfare thua keshtu? Ti tani u mesove,shko vete me mire.

Dhe keshtu ai u ngrit dhe shkoi perseri. Ne mesnate babai doli nga varri dhe e pyeti:

  • Djali im i vogel je? Te gjithe mire jane?
  • Une jam,djali yt i vogek dhe cdo gje shkon shume mire. – u pergjigj djali.

I ati hengri buke sa u ngop pastaj i thote:

  • Vetem ti ma degjove fjalen dhe erdhe tre nete rresht ketu ne varrin tim. dil tani ne fushe dhe thirr: “eja ketu o pele cilane”. Pastaj hyr nga veshi i djathte dhe dil nga i majti. Keshtu do behesh nje trim i madh.

Dhe keshtu djali i vogel u pershendet me te atin,mblodhi kerpudha dhe u kthye ne shtepi te vellezerit. Ata e pyeten si shkoi dhe ai i tha:

  • Shkoi shume mire dhe babai tha te mos shkojme me ne varrin e tij.

Ne kete kohe mbreti kishte nxjerre lajmesin te thoshte: te gjithe trimat e rinj,beqare e te pamartuar,te vijne ne oborrin e mbretit. E bija e tij e Bukura e Dheut ka porositur t’i ndertojne nje kulle me dymbedhjete kollona e dymbedhjete kate. Ajo do te prese ne majen e kulles dhe ai qe do kerceje aq shume me kalin e tij dhe do ta puthe ne buze,mbreti do i jape vajzen per grua dhe gjysmen e mbreterise. Te jete i cfaredo shtrese,i pasur ose i varfer.

Kur degjuan kete lajm,dy vellezerit e medhenj u bene gati per te shkuar atje. Bene gati kuajt,u veshen e u krehen. Kur i tha vellai i vogel te shkonte dhe ai,ata i thane:

  • Per cfare te duam ty me vete,te na qeshin njerezit? Shko mblidh kerpudha dhe rri pas sobes se vetem ate pune di te besh ti.

Kur ata u larguan,vellai i voge budalla thirri pelen ashtu sic i kishte thene i ati. I hyri nga veshi i djathte e doli nga i majti dhe u nje djale i bukur dhe trim. Dhe u nis me shpejtesi ne pallatin e mbretit. Atje ishin mbledhur te gjithe trimat e mbreterise ne mesin e tyre ndodheshin edhe dy vellezerit e tij te medhenj. 

Te gjithe filluan te kercenin shume larte por deri ne katin e dhjete arrinin. Pastaj kercyen edhe vellezerit e tij por nuk ishin ne gjendej ete arrinin deri te princesha.

Kur i erdhi radha vellait te vogel,pela cilane mori nje vrull prej disa metrash dhe kerceu deri ne katin e dymbedhjete ku ndodhej e Bukura e Dheut. Djali e puthi ne buze dhe ajo i gjuajti me unaze ne balle edhe i la nje shenje. Por sapo zbriti ne toke djali u zhduk dhe nuk la asnje gjurme.

Vellezerit e tij u kthyen ne shtepi dhe ai ndodhej si gjithmone prane sobes. Ata filluan t’i tregonin se cfare kishte ndodhur dhe ai i tha:

  • Po sikur te jem une ai djali qe puthi princeshen?

Ata qeshen me te madhe dhe i thane se nje budalla si ai nuk mund te ishte aq trim.

Pas disa ditesh,mbreti beri nje feste dhe i ftoi te gjithe njerezit e mbreterise,te pasurit e te verferit. Vellezerit e medhenje u rregulluan dhe u bene gati te niseshin. Vellai i vogel i tha te shkonte dhe ai por ata i thane se nuk duan te turperohen para njerezve.

Ata shkuan para dhe vellai i vogel shkoi vetem dhe u ul ne nje cep te tavolines. Princesha po i merrte te gjithe me radhe dhe kur arriti te i fundit,pa qe ai kishte lidhur ballin me shami. Kur e pyeti perse e kishte lidhur,ai i tha se ishte vrare. Ajo ia zgjidhi shamine dhe pa shenjen e 

unazes qe i kishte lene diten kur ai e puthi.

Kur vajza i tha te atit,mbreti i tha se ai trimi qe e puthi nuk ishte aq i piset sa ky.

Djali kerkoi leje te ngrihej. Shkoi jashte dhe thirri pelen cilane,i hyri nga veshi i djathte dhe doli nga i majti edhe pastaj u fut perseri ne pallat. Te gjithe u mahniten,ai ishte bere nje djale i paster dhe i bukur. Atehere u martua me te Bukuren e Dheut dhe pas dasmes mori edhe gjysmen e mbreterise e jetoi i lumtur ne pallat me gruan e tij.

Prev
Next

Comments for chapter "157. PELA CILANE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved