Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 147. KALI PREJ EBANITI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 147. KALI PREJ EBANITI
Prev
Next

                                                   “KALI PREJ EBANITI”

 

Nje dite u paraqit para perandorit te Persise nje artizan,i cili kishte bere nje kale prej ebaniti dhe kerkonte te martohej me princeshen. Perandori i tha se nese ky kale ishte me te vertete i vecante,atehere ai do ta merrte princeshen. 

Perandori shkoi per ta provuar por para se te hipte degjoi zerin e djalit te tij te vetem,i cili tha se do e provonte ai. Kali kishte dy leva: nje per ta nisur dhe nje per ta ndaluar.

Princi i hipi dhe terhoqi leven e pare. Kali u ngrit ne ajer dhe po fluturonte gjithmone e me larte. Princit nuk i besohej qe po fluturonte si nje zog dhe vazhdoi ashtu gjate gjithe dites.

Kur perendoi dielli,ai kishte arritur ne nje vend te larget qe nuk e njihte. Aty pa nje pallat dhe ndaloi ne ballkonin e tij. Zbriti sepse e kishte marre uria,por pallati nuk kishte asnjeri.

Pasi eci pak,para tij ishte nje roje,i cili sapo e pa nxorri shpaten por princi ishte nje luftetar i mire dhe e plagosi. Kur hapi deren pa nje grup sherbetoresh te frikesuara,te cilat rrinin rreth nje vajze qe ishte akoma me e frikesuar. Princi kur i pa te frikesuara i tha:

  • Mos u trembni. Nuk kam ndermend t’iu bej keq!

Vajza e pyeti se cfare donte dhe ai i tha se kishte gjithe diten pa ngrene dhe e kishte marre uria. Atehere ajo urdheroi sherbetoret e saj te sillnin per te ngrene dhe i tregoi historine e saj princit,se aty e mbante mbyllur i ati sepse nje orakull i kishte thene mbretit se vajzen do e rrembenin tre here perpara dasmes. Ajo i tha se nuk e besonte ate histori por do donte me te vertete qe dikush ta rrembente.

Kur princi e pa qe vajza ishte shume e bukur u dashurua menjehere me te dhe i tha se do ta rrembente ai.

Por princesha i tha se nuk kishin si te largoheshin sepse pallati ishte i rrethuar me roje. Princi buzeqeshi dhe i tha:

  • Mos u bej merak se do e gjej nje zgjidhje.

Ai e mori princeshen prej dore,shkuan te vendi ku kishte lene kalin dhe fluturuan te dy para fytyrave te habitura te ushtareve qe ruanin pallatin.

Kali e la pas qytetin e vajzes dhe arriten ne pallatin e princit. Ai e la vajzen dhe kalin aty ku zbriti dhe i tha te priste aty se do lajmeronte te atin qe te benin dasmen. Kur e pa mbreti qe djali u kthye shendoshe e mire,u gezua shume dhe i tha qe ta shkaterronte ate kale se ishte i rrezikshem dhe ndertuesin e tij ta debonte nga mbreteria. Princit nuk i erdhi mire por uli koken dhe u largua pa thene asnje fjale. 

Por para se te arrinte atje ku kishte lene princeshen,nje roje i tha se princesha ishte larguar me ndertuesin e kalit. Ne te vertete ai i kishte thene princeshes qe e kishte derguar princi ta merrte,prandaj ajo shkoi pas tij,sepse artizani kishte degjuar fjalet e mbretit per ta debuar.

Vajza e frikesuar kishte mbyllur syte dhe vetem kur kali ndaloi i hapi perseri. Ishin ulur ne nje lendine prane nje qyteti te rrethuar me mure. Artizani e urdheroi te zbriste dhe nese nuk bente ashtu si do i thoshte ai,do ta vriste.

Ate cast,doli nga pylli nje grup burrash hipur mbi kuaj,ishte mbreti i atij vendi qe kthehej nga gjuetia bashke me shoqeruesit e tij. 

Kur pa artizanin dhe vajzen e bukur,u afrua dhe i pyeti per te shuar kureshtjen:

  • Kush je ti,moj vajze e bukur?
  • Eshte gruaja ime, – u pergjgij artizani.

Por princesha bertiti me ze te arte se ai nuk ishte burri i saj por e kishte rrembyer.

Kur degjoi keto fjale,mbreti dha urdher qe burrin ta mbyllnin ne burg kurse vajzen e mori ne mbreterine e tij dhe kalin e coi ne stalle.

Nderkohe,princi u vesh si murg dhe u nis per te kerkuar gruan e tij. Ai nuk e dinte se ku mund te ishte prandaj filloi te shkonte qytet me qytet duke pyetur njerezit nese kishin pare ndonje kale qe fluturonte. Shumicen e rasteve njerezit e merrnin per te cmendur por atij nuk i behej vone se cfare thoshin sepse e kishte mendjen vetem te e dashura e tij.

Ec e ec,arriti ne nje qytet te larget qe nuk e njihte. Aty ndaloi per t’u qetesuar pak dhe degjoi dy djem qe po flisnin per kalin. Princi duke u hequr si kureshtar u afrua prane tyre,i pyeti dhe mesoi se princeshen e mbante mbreti ne pallatin e tij. Por thane se princesha ishte e cmendur dhe mbreti donte dike qe ta sheronte.

Kur mori vesh keto gjera,princi shkoi ne pallat dhe u paraqit si nje magjistar i afte per te sheruar cdo lloj cmendurie. 

Mbreti e shoqeroi ne dhomen e princeshes. Vajza nuk e njohu se kush ishte se ai ishte maskuar mire,me rroba te thjeshta dhe kishte vene nje mjeker te gjate. I peshperiti te dashures ne vesh dhe i tha se kush ishte,dhe ajo me ze te ulet i tha:

  • Isha e sigurte qe do te vije dhe prandaj jam shtirur si e cmendur qe te mos martohesha me mbretin. 

Atehere princi i tha se per t’u sheruar,duhet ta conin princeshen tek vendi ku e kishin gjetur. I lehtesuar nga kjo gje,mbreti e nxorri princeshen ne lendine dhe disa ushtare sollen kalin prej 

ebaniti. Princi i largoi te gjithe qe aty sepse do te bente nje magji per te sheruar vajzen. 

Dhe keshtu i hipi kalit bashke me princeshen dhe u larguan fluturimthi.

Pas disa ditesh princi dhe princesha u martuan.

Gjate festes,gje burre iu afrua princeshes dhe i tha ne vesh duke qeshur:

  • E pe tani qe nuk e besoje? Tre here te rrembyen perpara dasmes. Une e parashikova…
Prev
Next

Comments for chapter "147. KALI PREJ EBANITI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved