Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 101. DASMA E DRAGOIT TE LUMIT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 101. DASMA E DRAGOIT TE LUMIT - PERRALLA
Prev
Next

                                           “DASMA E DRAGOIT TE LUMIT”

Ne kohet e lashta,banoret e brigjeve te lumit te Verdhe,me shume se cdo tjeter ne bote nderonin dhe e kishin shume frike dragoin e lumit. Cfare nuk benin ata per ta marre me te mira qe te siguronin te korra te bollshme orizi! Te varferit shkonin gjithmone ne tempuj per t’u lutur dhe i jepnin klerikeve qindarkat e fundit qe kishin ne xhep per te nderuar dragoin e lumit.

Nje here ne nje vit te thate,kur ne breg te lumit u mblodh nje turme e madhe njerezish,dolen nga tempulli sherbyesit e Zotit,qe ishin murgjit,dhe i thane njerezve:

        • Dragoi i lumit urdheron t’i japim cdo vit nga nje vajze pesembedhjete vjecare per grua!

Ne qofte se banoret e bregut te lumit nuk do e plotesonin kete kerkese te sundimtarit,atehere ata do te vuanin nga i ftohti,nga permbytja,nga thatesira dhe nga semundjet.

Populli fatkeq filloi te renkoje e te qaje,sidomos ata qe i kishin vajzet ne ate moshe. Por asnje nga ata nuk guxoi ta kundershtoje urdherin e sundimtarit. 

Dhe qe nga ajo dite qe u thane ato fjale,cdo pranvere pas mbledhjes se orizit,sherbyesit e tempullit lidhnin ne fundin e lumit te Verdhe vajzen pesembedhjete vjecare qe do flijohej.

Por gjithmone ndodhte qe vajzat e fkijuara ishin ato qe kishin prinder te varfer,kurse vajzat e pasanikeve jetonin pa patur frike fare. Sepse pasaniket i jepnin murgjeve argjend,flori e diamante dhe kur vinte koha per te zgjedhur nusen e dragoit te lumit,murgjit flijonin vajzat nga familjet e varfera.

Ne ate vend jetonte nje fshatar me emrin Zhao Jan. Ai ishte nje njeri i zgjuar dhe shume trim. Diten qe ai lindi,erdhi ne shtepine e prinderve te tij dhe vrap nje dhelper dhe foli me ze njeriu:

        • Djali juaj ka lindur ne nje ore te lumtur; nje here ne jete atij do i vije casti qe ka per te zene vendin e dikujt tjeter dhe do te ndryshoj historine.

Nje dite kur do t’i conin kurbanin dragoit te lumit,ndodhi qe kryesherbyesi i tempullit shkoi ne nje udhetim te larget dhe nuk u kthye me. Zhao Jan e mori vesh kete gje dhe mori vendin e tij. Ai u vesh me rroba te bukura feste dhe se bashku me sherbyesit e tjere te tempullit u nis drejte lumit,ku ishin mbledhur shume njerez. Ne karrocen e zbukuruar plote me ar,rrinte nusja e re e dragoit e cila ishte veshur si per dasem. Me syte e saj te bukur qe i mbante mbyllur,ajo priste me perulesi dhe ankth vdekjen e saj.

Prane i qendronin prinderit e saj te varfer te cilet ishin te mbytur nga lotet,sepse e dinin qe nuk do e shikonin me kurre vajzen e tyre. 

Kur sherbyesit u afruan te karroca,degjoheshin tingujt e gongeve dhe daulleve. Te gjithe prisnin shenjen e kryesherbyesit te tempullit. 

Mjaftonte qe ai te ngrinte larte gishtin e madh dhe ne gjirin e lumit te Verdhe do te vdiste dhe nje vajze fatkeqe si shume te tjera. Syte e gjithe turmes ishin drejtuar nga Zhao Jan. Por ne vend qe te ngrinte gishtin e madh,Zhao Jan tha:

        • Mos u ngutni! Sot une dua qe ta shoqeroj vete nusen te sundimtari yne. Prandaj cdo gje duhet te jete e drejte dhe e meritueshme.

Zhao Jan e nderpreu fjalen e tij,veshtroi sherbyesin e tempullit qe kishte prane dhe urdheroi:

        • Shkoni ne pallatin e dragoit te lumit dhe i thoni Zotit te lumit te Verdhe qe te dale te me takoje mua dhe nusen e tij.

Kur degjoi keto fjale,murgu u zverdh i gjithi dhe filloi te sprapsej nga lumi. 

Por Zhao Jan urdheroi rojen ta kapte te pabindurin dhe ta hidhte ne lume. Kaloi gjysem ore dhe Zhao Jan u merzit duke pritur,pastaj tha:

        • Ky njeri nuk di te beje asgje,po te kishte bere gje do te ishte kthyer.

Pastaj e vuri doren mbi supin e nje sherbyesi te shendoshe te tempullit dhe tha:

        • Shkoni i nderuar dhe kryeni urdherin tim se ai nuk u kthye.

Sherbyesi i shendoshe bente sikur nuk degjonte dhe u kthye nga krahu tjeter,por Zhao Jan i beri shenje rojes dhe ai e kapi e hodhi edhe ate ne lume.

Kaloi perseri nje gjysem ore tjeter dhe Zhao Jan bertiti i nevrikosur:

        • Te poshtrit! Dembelet e paafte! Pse me lene te pres kaq shume!

Ne kete moment ai hodhi shikimin nga murgu i trete i cili mbante koken ulur dhe i tha:

        • Shkoni te dragoi dhe shikoni cfare po bejne ata dy te paaftet!

Sherbyesi nuk duroi nga frika dhe u ul ne gjunje e filloi te lutet i poshteruar per meshire. Dhe pas tij rane te gjithe sherbyesit e tjere te tempullit. Ata luteshin dhe betoheshin qe nuk do i sillnin me kurre si dhurate dragoit viktima njerezish sic kishin bere deri tani.

Atehere Zhao Jan urdheroi qe te gjithe te shperndaheshin neper shtepite e tyre dhe ndihmoi nusen te zbriste nga karroca. Vajza shkoi me vrap perqafoi prinderit e saj te cilet qanin.

Dhe qe nga ajo dite,dasmat e dragoit te lumit u nderprene nje here e pergjithmone.

Prev
Next

Comments for chapter "101. DASMA E DRAGOIT TE LUMIT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved