BILBILI DHE LEPURI (fabula) - 15 - MIZA DHE SHOKET
Nje dite miza
Kishte humbur ca pare
Dhe rrinte e menduar
Shtrire ne trotuare.
Oh,se c’me gjeti!
Thoshte me vete
Qenka pune dreqi
Ne djall le te vete!
Mizen po e mundonte
Shume fare ky halli
Dhe ne ndihme i erdhen
Macja dhe cakalli.
C’ke keshtu moj mize
Qe rri e vetmuar
Dhe me asnje shok
S’qenke shoqeruar?
Me kane humbur paret
O miqte e mi
Prandaj jam e pikelluar
E po rri ne vetmi.
Hajde,- thote macja
Qe te dy ta ndihmojme
Dhe shoqes se tyre
Ne ndihme i shkojne.
Dolen qe te tre
Mu ne mes te rruges
Njeri i therret qenit
Tjetri i therret pules.
Kur tjetri eshte ne hall
Si do te ishte me mire
T’i gjendemi prane
Apo te bejme sehir?
Oburra,pra!
Te gjithe ne kerkim
Te gjejme paret
E mikut tim.
Qeni shqeu syte
Hyri me gjithe kepuce
Paret dot s’i mori
Brenda mu ne lluce.
Ah more qen!
Ne te dinim trim
Por ti nuk paske
Aspak guxim.
Jo,thote qeni
Nuk eshte e vertete
Se une per bese
Jam i vetmi mbret.
Por neve vec nje
Mund te na ndihmoje
Tha macja: te derri!
Dhe me vrap shkoi.
Ngrihet derri
Hop nga gjumi
Dhe lan pak syte
Me uje tek lumi.
He,shfryhet derri
Si i djegur nga malli
Cilin nga ju
E ka zene halli?
Mua,thote miza
Me gjysme zeri
Dhe i dritherohet
Trupi i teri.
Zhytet derri
Brenda ne balte
Me turi i nxori
Ne shesh parate.
Miza qe te gjithe
Nga zemra i falenderoi
Dhe ca kokrra gruri
Si shperblim u dhuroi.
E pra,miku i mire
Ne dite te veshtire.
