Biri/Djali

Mbreti Chulalongkorn i Siamit (Tajlanës) (djathtas i pari) me disa nga 33 djemtë e tij në Kolegjin Eton në vitin 1897

Biri është një pasardhës mashkull; një djalë apo burrë në raport me prindërit e tij. Homologu i tij i gjinisë femërore (e kundërta e birit) është bija (e bija). Nga një këndvështrim biologjik, i biri përbën një të afërm të shkallës së parë.

Përmbledhje

Në shoqëritë paraindustriale dhe disa vende aktuale me ekonomi të bazuar në bujqësi, një vlerë më e lartë u ishte caktuar dhe ende u është dhënë më shumë bijëve (djemve) sesa bijave (vajzave), duke u dhënë meshkujve status më të lartë shoqëror, sepse meshkujt ishin fizikisht më të fortë dhe mund të kryenin detyra bujqësore në mënyrë më efektive. Në shoqëritë patrilineale, djemtë zakonisht do të trashëgojnë një pasuri dukshëm më të madhe se sa bijat (vajzat). 

Në disa kultura, biri i madh (djali i madh) kishte privilegje të veçanta. Për shembull, në kohët biblike, mashkulli i parë i lindur trashëgonte më shumë të mira materiale nga babai i tij se sa bijët ose djemtë tjerë. Disa norma shoqërore japoneze që përfshijnë djalin e madh janë: “që prindërit kanë më shumë të ngjarë të jetojnë me fëmijën e tyre të madh nëse fëmija i tyre i madh është një djalë” dhe “që prindërit kanë më shumë gjasa të jetojnë me birin e tyre të madh edhe nëse ai nuk është më i madhi prej fëmijëve “. 

Djali

Djali është krijese mashkullore njerëzore e moshës së re, e kundërta e vajzës që është krijesë njerëzore femërore e moshës së re. Vitet në të cilat djali kalon në burrë dallon varësisht nga shoqëria. Afërsisht kalimi i djalit në burrë ndodh rreth viteve të tetëmbëdhjeta të jetës, në kohën e adoleshencës

Leave a Reply

Your email address will not be published.