Didaktika

Didaktika është disiplinë shkencore e pedagogjisë e cila përkufizohet si teori e mësimit dhe e mësimdhënies. Didaktika nënkupton bazën teorike të mësimit dhe mësimdhënies, paraqitja e së cilës është e kushtëzuar nga vetë zhvillimi i formave dhe i përmbajtjeve të punës mësimore.

Përmbledhje

Vetë fjala didaktikë rrjedh nga greqishtja e vjetërdidaskeindidaktikosdidaskalos, e cila në trajta të ndryshme të shqiptimit ka pasur gjithnjë kuptimin e të mësuarit, mësimit ose të mësuarit dhe të aftësuarit. Këto fjalë greke, si domethënie e gjërë e një veprimtarie të veçantë shoqërore, marrin kuptim të njëjtë edhe në gjuhën latine (didactica), gjë që ka të bëjë me një transformim terminologjik dhe, me zhvillimin e teorisë dhe praktikës mësimore, u afirmua si term pedagogjik në kuptimin e një veprimtarie të caktuar, që ka të bëjë me mësimin dhe me problemet e mësimdhënies.

Ndër të parët që është marrë me formulimin e problemeve didaktike është pedagogu gjerman Wolfgang Ratke (1571 – 1635) (shih) kurse bazat e saj i ka vendosur pedagogu çek Jan Amos Komenski (1592 – 1670) i cili me veprën e tij Didaktika e madhe njihet si themelues i didaktikës si disiplinë shkencore. Komenski ishte ai i cili duke i studiuar aspektet e shumëanshme teorike të punës mësimore, bëri që të konsiderohet si njohësi më i mirë i çështjeve dhe problemeve didaktike të asaj kohe dhe sistematizues i denjë i përmbajtjeve teorike të didaktikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.