Psikologjia shkollore
Psikologjia shkollore është një nëndisiplinë e psikologjisë pedagogjike, e cila merret me studimin e aspekteve psikologjike të procesit edukativ e arsimor në institucionet shkollore. Psikologjia shkollore ka raporte të ndërsjella me psikologjinë e të mësuarit, psikologjinë zhvillimore, psikologjinë klinike, psikologjinë e personalietit, psikologjinë sociale dhe atë të komunitetit si dhe pedagogjinë për të plotësuar nevojat e shëndetit mental dhe të mësuarit të fëmijëve dhe të të rinjve në mënyrë bashkëpunuese me edukatorët, pedagogët dhe prindërit.