Zhurmat e zemrës
Zhurmat e zemrës janë të rrahurat e zemrës të cilat i dëgjon mjeku dhe në bazë të cilave vije në përfundim për gjendje normale apo të sëmurë të pacientit.
Zhurmat janë përzierje e vibracioneve me frekuencë, intensitet, formë dhe kohëzgjatje të ndryshueshme. Ato janë pasojë e lëvizjes turbulente të gjakut dhe formimit të vorbullave për shkak të ndryshimeve anatomike dhe funksionale në zemër dhe në enët e mëdha të gjakut. Ato mund të jenë me intensitet: të ulët, kur amplituda është më e vogël se ½ e tonit I; të mesëm, kur amplituda është nga ½ – 1/10 e tonit I dhe të lartë, kur amplituda është më e lartë se e tonit I.