Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – BNRN (anglisht: International Union for Conservation of Nature – IUCN) zyrtarisht Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore është një organizatë ndërkombëtare që punon në fushën e ruajtjes së natyrës dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Përmbledhje
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – BNRN është i përfshirë në grumbullimin e të dhënave dhe analizave, hulumtimet, projektet në terren, avokimin dhe arsimin. Misioni i BNRN është të “ndikojë, inkurajojë dhe ndihmojë shoqëritë në mbarë botën për të ruajtur natyrën dhe për të siguruar që çdo përdorim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm”.
Gjatë dekadave të fundit, BNRN ka zgjeruar fokusin e saj përtej ekologjisë së ruajtjes dhe tani përfshin çështje që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm në projektet e tij. Ndryshe nga shumë organizata të tjera ndërkombëtare mjedisore, BNRN nuk synon të mobilizojë publikun në mbështetje të ruajtjes së natyrës. Ajo përpiqet të ndikojë në veprimet e qeverive, të biznesit dhe palëve të tjera të interesit, duke siguruar informacion dhe këshilla dhe duke ndërtuar partneritete. Organizata është më e njohur për publikun e gjerë për hartimin dhe botimin e Listës së Kuqe të BNRN të Specieve të Kërcënuara, që vlerëson statusin e ruajtjes së specieve në mbarë botën.
BNRN u krijua në vitin 1948. Më parë u quajt Bashkimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (1948-1956) dhe Mbrojtja e Natyrës Ndërkombëtare (1990-2008).
Lloj | Organizatë ndërkombëtare |
---|---|
I themeluar | 5 tetor 1948; 69 vjet më parë si BNRN |
Zyrat qendrore | Zvicra |
Fokusi | Ruajtja e natyrës |
Adresa e internetit | www.iucn.org |