Hyundai Motor Company
Hyundai Motor Company (Hangul: 현대자동차 주식회사; hanja: 現代自動車株式會社; Hangul: 현대; hanja: 現代, IPA: [hjə́ːndɛ]), është një kompani prodhuese automjetesh shumëkombëshe koreanojugore me selinë qëndrore në Seul, Kore e Jugut. Kompania është themeluar në vitin 1967 dhe, bashkë me nëndarjen e saj me 32.8%, Kia Motors, bashkë përbëjnë Hyundai Motor Group, e cila është prodhuesi i pestë më i madh në botë në bazë të shitjeve vjetore. Në vitin 2008, Hyundai Motor (pa Kia-n) u rendit si prodhuesi i tetë më i madh botëror i makinave. Që prej vitit 2012, kompania ka shitur mbi 4.4 milionë automjete në të gjithë botën në atë vit, dhe bashkë me Kia-n githsej arrin në 7.12 milionë automjete.
Hyundai operon impjantin më të madh në botë për prodhimin e veturave në Ulsan, Kore e Jugut, i cili ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 1.6 milionë njësi. Kompania ka të punësuar rreth 75,000 njerëz në të gjithë botën. Mjetet Hyundai shiten në 193 vende nëpërmjet rreth 6,000 dyqane makinash.
Historia
Chung Ju-Yung themeloi kompaninë Hyundai Engineering and Construction në vitin 1947. Hyundai Motor Company u krijua më vonë në vitin 1967. Modeli i parë i kompanisë, Cortina, u lëshua në bashkëpunim me Ford Motor Company në vitin 1968. Kur Hyundai donte të zhvillonte një makinë të sajën, ata punësuan George Turnbull, ish drejtorin e Austin Morris tek British Leyland. Ai vetë më pas punësoi pesë nga inxhinierët më të mirë britanikë. Ata ishin Kenneth Barnett (preojektues i trupit), inxhinierët John Simpson dhe Edward Chapman, John Crosthwaite (inxhinier shasie) dhe Peter Slater si kryeinxhinier i zhvillimit. Në vitin 1975, Pony, makina e parë koreane u lëshua, me stilim të Giorgio Giugiaro nga ItalDesign dhe teknologjia e shtytjes e siguruar nga kompania japoneze Mitsubishi Motors. Eksportet filluan në vitin e ardhshëm në Ekuador dhe shumë shpejt në vendet e Beneluksit.
Në vitin 1984, Hyundai e eksportoi Pony në Kanada, por jo në ShBA, sepse Pony nuk i kalonte standartet e ndotjes atje. Shitjet në Kanadian i tejkaluan pritshmëritë, dhe në një pikë arriti të ishte makina më e shitur në tregun Kanadez. Në vitin 1985, u prodhua makina e njëmiliontë Hyundai.
Në vitn 1986, Hyundai filloi të shesë makina në ShBA, modelin Excel. Kompania filloi të prodhojë modele me teknologjinë e saj në 1988, duke filluar me makinën e përmasave të mesme Sonata. Në vjeshtën e vitit 1990, prodhimi i përgjithshëm i Hyundai arriti shifrën katër milionë. Në 1991, kompania arriti të zhvillojë vetë motorin e parë me benzinë, Alpha me katër cilindra, po ashtu edhe transmisionin, duke shtruar kështu rrugën për pavarësi teknologjike.
Në vitin 1996, u krijua Hyundai Motor India Limited me një impiant prodhimi në Irungattukottai afër Chennai, Indi.
Në 1998, Hyundai filloi të rrisë imazhin e saj si një markë e klasit botëror. Chung Ju Yung e tansferoi drejtimin e kompanisë Hyundai Motor djalit të tij, Chung Mong Koo, në 1999. kompania mëmë e Hyundait, Hyundai Motor Group, investoi shumë në cilësi, dizajn/projektim, prodhim, dhe kërkime afatgjata në mjetet e saj. I shtuan një garanci 10 vjeçare ose 160,000 km për makinat e shitura në ShBA dhe nisi një fushatë agresive marketingu.
Kërkimi dhe Zhvillimi
Hyundai ka 6 qendra në të gjithë botën, të vendosura në Kore (tre zyra), Gjermani, Japoni dhe Indi. Përveç këtyre, ka edhe një qendër amerikane projektimi në Kaliforni që zhvillon dizajne për tregun e ShBA.
Biznesi
Në 1998, pas një tronditje në industrinë e makinave Koreane, e shkaktuar nga një zgjerim i tepërt dhe kriza financiarea në Azi, Hyundai bleu rivalen Kia Motors. Në 2000, kompania krijoi një aleancë strategjike me DaimlerChrysler dhe ashpërsoi marrëdhëniet me partnerin Hyundai Group. Në 2001, u krijua Daimler-Hyundai Truck Corporation. në 2004, gjithësesi, DaimlerChrysler e humbi interesin në këtë kompani dhe i shiti aksionet e saj prej 10.5% për $900 milionë.
Hyundai ka investuar në impiante prodhimi në Amerikën e veriut, Indi, Çeki, Pakistan, Kina dhe Turqi, po ashtu edhe qëndra kërkim-zhvillimi në Europë, Azi, Amerika e veriut. Në 2004, Hyundai Motor Company kishte $57.2 miliardë shitje një Korenë e Jugut duke e bërë atë kompaninë e dytë më të madhe në vend. Shitjet botërore në 2005 arritën në 2,533,695 njësi, një rritje prej 11 përqind nga viti i kaluar. Në 2011, Hyundai shiti 4.05 milionë makina në të gjithë botën dhe Hyundai Motor Group ishte prodhuesi i katërt më i madh i makinave pas General Motors Company, Volkswagen dhe Toyota – duke e tejkaluar Ford Auto Group në 2009.
Veprimet rajonale
Amerika e Veriut
SHBA
Hyundai Motor America filloi të shesë makina në ShBA në 20 shkurt 1986, me vetëm një model, Hyundai Excel. Excel ofrohej në shumë prerje dhe forma trupi. Atë vit, Hyundai vuri një rekord duke shitur më shumë makina se çdo prodhues makinash në ShBA në vitin e parë të biznesit; shitjet totale në 1986 ishin 168,882.
Në përgjigjje të shumë skeptikëve apo edhe difekteve të disa prej këtyre makinave, Hyundai filloi të investojë shumë në cilësi, projektim, prodhim, dhe kërkime afatgjata. Ajo i shtoi një garanci 10 vjeçare ose 160,000 km për makinat e shitura në ShBA (e njohur si Hyundai Advantage). Nga 2004, shitjet u rritën shumë, dhe reputacioni i makinave Hyundai u përmirësua.
Hyundai vazhdon të investojë shumë në në tregun Amerikan pasi makinat e sak e kanë rritur popullaritetin. Në 1990, Hyundai krijori qendrën e Dizenjimit në Kaliforni. Kjo qendër lëvizi në një stabiliment tjetër modern prej $30 milionësh po në Kaliforni në vitin 2003, dhe u riemërua si “Hyundai Kia Motors Design and Technical Center”.
Hyundai krijoi një një fabrikë të re prodhimi, Hyundai Motor Manufacturing Alabama, në prill 2002. Impianti në Alabama përfundoi në 2004, me një kosto prej $1.7 miliardësh. Prodhimi filloi në maj 2005.
Në 2007 tek shfaqja e Los Angeles International Auto Show, Hyundai zbuloi makinën e saj të dytë koncept me rrota të prapme aktive, Concept Genesis Coupe, dhe do të jetë makina e parë sportive e Hyundai e cila debutoi në 2009.
Në 2010, në një sondazh të Consumer Reports Hyundai (bashkë me Kia) renditej si prodhuesi i makinave i pesti nga më të mirët. Në këtë sondazh përfshihej performanca, komoditeti, prakticiteti dhe besueshmëria e më shumë se 280 makinave të testuara.
Kanada
Në 1989, Hyundai Auto Canada Inc. hapi një fabrikë stampimi dhe montimi në Bromont, Quebec, me 800 të punësuar. Impjanti kushtoi $387.7 milionë. Fabrika u projektua të prodhojë rreth 2000 Hyundai Sonata në javë. Më vonë, Chrysler dhe Hyundai krijuan një minibashkim që do të bënte që modeli Sonata të rimarkoheshte Chrysler dhe të prodhohej në Bromont – por më vonë marrëveshje dështoi. Fabrika në Bromont punoi vetëm katër vjet para se të mbyllej – pasi shitjet e Hyundait nuk e përballonin kapacitetet e fabrikës. Hyundai e shiti impjantin. Hyundai është marka e makinave Nr.1 e importit në Kanada pa një fabrikë lokale. Shitjet arritën në 100,000 makina në vit në 2012.
Amerika e Jugut
Hyundai ka pasur një prezencë të madhe në tregun Brazilian të makinave të luksit për shumë kohë. Në tetor 2012, Hyundai lëshoi një makinë të vogël me dy tipe karburanti, HB-20, e projektuar specifikisht për tregun Brazilian. Kjo makinë prodhohet në një fabrikë të re të Hyundait në Brazil, në Piracicaba, São Paulo. HB-20 është shumë e ngjashme në përmasa me Hyundai i20, e lëshuar në pjesë të tjera të botës në 2008.
Azi
Kinë
Modelet e Hyundai shiten mirë në Kinë. Hyundai është duke punuar me partnerin e saj kinez Beijing Automobile Industry Holding Co. për zhvillimin e një makine elektrike vetëm për tregun kinez.
Beijing Hyundai
Një ndërmarrje e përbashkët me Beijing Automotive Group, Beijing Hyundai Motor prodhon shumë automjete Hyundai, po ashtu edhe disa modele që prodhohen vetëm për tregun kinez. Kjo kompani shiti 700,000 makina personale në 2010. 855,995 makina në 2012. Beijing Hyundai ka 3 impjante montimi, secila me kapacitet vjetor 300,000 njësi që ndodhen në periferitë verilindore të Pekinit. Beijing Hyundai është prodhuesi më i madh i taksive për Pekinin në vitin 2013.
Partneriteti me Hawtai
Nga 2002-2010, Hawtai Motor prodhoi versionin për tregun kinez të Hyundai Matrix, të Hyundai Santa Fe dhe Hyundai Terracan. Santa Fe ishte SUV-i i pestë më i blerë në Kinë në vitin 2010, dhe disa prej versioneve të Hawtai ndryshojnë shumë nga atë të shitura në tregjet e tjera.
Mjetet tregëtate
Në tetor 2010, Hyundai firmosi një marrëveshje me Sichuan Nanjun Automobile për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët të quajtur Sichuan Hyundai Motor Co. Ltd.
India
Hyundai Motor India Limited është eksportuesi i dytë më i madh i makinave nga India.
Hyundai shet shumë modele në Indi, më popullorët janë Santro Xing, i10, Hyundai EON dhe i20. Në 3 shtator 2013, Hyundai prezantoi makinë e shumëpritur, Grand i10 me variante benzinë dhe diesel. Të tjerë modele janë Getz, Accent, Elantra, brezi i dytë i Vernas, Santa Fe dhe Sonata Transform. Hyundai ka 2 impjante prodhimi në Indi në Sriperumbudur në shtetin Tamil Nadu. Të dy impjantet kanë kapacitet vjetor prej 600,000 njësi. Në vitin 2007, Hyundai hapi një qendër Kërkim-Zhvillimi (R&D) në Hyderabad, me rreth 450 inxhinierë.
Japoni
Pavarësisht se rritjes në të gjithë botën, Hyundai kishte probleme në Japoni, duke shitur vetëm 15,000 makina pasagjerësh nga 2001 deri në 2009. Pas një lajmërimi në nëntor 2009, Hyundai u tërhoq nga tregu i makinave të pasagjerëve në Japoni, dhe u përqëndrua tek mjetet tregëtare.
Turqi
Në shtator 1997, Hyundai hapi një fabrikë prodhimi në Turqi, në Izmit, Provinca Kocaeli. Fabrika, me emër Hyundai Assan Otomotiv, u ndërtua në bashkëpunim me një kompani vendase me bshkim 50-50% ndërmjet Hyundai Motor Company dhe Kibar Holding e Turqisë, faza e parë e investimit arriti në 180 milionë USD. Momentalisht ka një kapacitet prodhimi prej 125,000 njësish ku prodhohen Accent, H-100, Starex, Matrix dhe që prej 2010, i20. Në maj,2013, fabrika Hyundai Turkey Izmit rriti kapacitetin në 200,000 njësi me një investim prej 470 milion Euro. Planifikohet që të prodhohen modelet e reja të i10 dhe i20.
Europë
Gjermani
Hyundai ka një qendër kërkim-zhvillimi në Frankfurt, Gjermani që prej 1994, e cila ka qenë përgjegjëse për vëzhgimin e zhvillimeve teknologjike në Europë dhe projektimin e makinave të reja për tregun europian. Në shtator 2003, kompania hapi shtabin e saj në europë në Rüsselsheim, pas një investimi prej 50 milion euro. Vendi u bë vendndodhja e re e qëndrës së kërkim-zhvillimit për skuadrën botërore të rrally të kompanisë.
Republika Çeke
Në nëntor 2008, Hyundai hapi fabrikën për furnizimin e të gjithë Europës në Nošovice, pas një investimi prej më shumë se 1 miliardë eurosh dhe mbi 2 vjet ndërtim. Fabrika kryesisht prodhon modelet i30, ix20, ix35 për tregun europian, me një kapacitet prej 300,000 makinash.
Mjetet elektrike
Vetura elektrike e parë e zhvilluar nga Hyundai ishte Sonata Electric Vehicle in 1991. Makina u bazua në modelin bazë të Sonatas. Hyundai më vonë përdori edhe platformat Excel, Grace, Accent, Atos dhe Kia Sportage.
Vetura hibride elektrike FGV-1 u zbulua tek Seoul Motor Show në 1995. Makina kishte një teknologji ngarje elektrike me kohë të plotë. Hyundai FGV-1 ishte rezultat i kërkimeve eksperimetale që prej një viti nga Hyundai.
Hyundai prodhoi edhe brezin e dytë të veturës hibride elektrike në 1999. Kompania përdori projektin paralel, ku përdorej motori me djegie të brendshme ose motori elektrik.
Vetura hibride elektrike e re Sonata u shfaq në Los Angeles International Auto Show në nëntor 2008. Makina kishte teknologji me bateri me polimere litiumi.
Hyundai Elantra LPI Hybrid (ose Avante në tregjet vendase) u lëshua në tregun vendas Koreanojugor korrik 2009. Elantra LPI (Liquefied Petroleum Injected) është makina e parë në botë Vetura hibride elektrike që fuqizohet nga një motor me djegie të brendshme që punon me gaz i lëngshëm nafte (LPG).
Në vitin 2010 në Geneva Motor Show, Hyundai shfaqi i-flow, një makinë koncept që përdorte një variant të sistemit hibrid BLUE-WILL. Koncepti i-flow përdor një motor 1.7-litër twin-turbo diesel bashkë me bateritë elektrike që të arrijë një konsum prej vetëm 3 L/100 km.
Hyundai BlueOn është një veturë subcompakte me 5 dyer elektrike e prodhuar nga Hyundai Motor Company. Prototipi, një version elektrik i i10, në fillim u shfaq në Frankfurt Motor Show në vitin 2009. BlueOn është pajisur me një bateri polimeri litiumi (Li–Poly) me kapacitet 16.4 kWh dhe karikohet në 6 orë me burim energjie prej 220 V dhe në 25 minuta në 80% me burim energjie trefazor (380 V). Shpejtësia maksimale është 130 km/h dhe 0–100 km/h arrihet për 13.1 sekonda. Sipas Hyundai Motor Company, kostoja totale e zhvillimit të kësaj makine arriti 34.3 milionë USD.
Të tanishme
- Accent/Verna
- Atos/Atoz/Santro
- Elantra/Avante/Lantra
- Eon
- Equus/Centennial (Në fillim ishte projekt i përbashkët i Hyundai dhe Mitsubishi)
- ix20
- Genesis
- Genesis Coupe
- Grandeur/Azera/XG (Në fillim ishte projekt i përbashkët i Hyundai dhe Mitsubishi)
- i10/Grand i10
- i20
- i30/i30cw/Elantra Touring
- Hyundai i40
- Sonata/i45
- Veloster
Të dikurshme
- Coupé/Tiburon/Tuscani
- Dynasty
- Excel
- Scoupe
- Getz/Click/Getz Prime/TB
- Lavita/Matrix
- Pony
- Santamo (U rimarkua Mitsubishi Chariot; në fillim prodhohej nga Hyundai Precision Industry)
- Stellar
Emri në gjuhën vendase
|
Hyeondae Jadongcha Jushikhwesa |
---|---|
Lloji | Kompani publike |
KRX: 005380 LSE: HYUD |
|
Industria | Industria automotive |
Themeluar në | 29 dhjetor 1967 |
Themeluesi | Chung Ju-yung |
Zyrat qendrore |
, |
Zona e shërbimit
|
Në të gjithë botën |
Njerëzit kyç
|
Chung Mong-koo (Kryetar & CEO) |
Prodhimi | Automobilë, makina luksi, mjete tregëtare, motora |
Production output
|
2,943,529 njësi (2011) |
Fitimet | 84 miliardë USD (2012) |
9 miliardë USD (2012) | |
Total assets | 109 miliardë USD (2012) |
Total equity | 43 miliardë USD (2012) |
Numri i punëtorëve
|
57,105 (2011) |
Prindi | Hyundai Motor Group |
Divisions | Kia |
Subsidiaries |
Zgjero
List
|
Faqja e internetit | worldwide |