Automobili

Automobili apo vetura është një mjet transportues rrugor. Në vitin 1890 Ransom E. Olds konstruktoi automobilin e tij me avull. Automobili i parë u konstruktua nga Charles Duryea dhe Frank Duryea, ky ishte automobili i parë me benzinë në Amerikë, i cili publikisht është paraqitur më 21 Shtator të vitit 1893 në SpringfieldMajami të ShBA-ës.

Në ditët e sotme veturat janë shumë më të sofistikuara dhe me më shumë elemente shtesë, që i bëjnë këto më komforte dhe më të përdorshme.

Llojet e veturave sipas përdorimit

  • Vetura ekonomike në grupin e veturave ekonomike futen zakonisht veturat të cilat janë të një prodhimi në seri dhe që përdoren nga popullsia e gjerë, pavarësisht se cilës marke i përkasin.
  • Vetura luksoze nuk është një veturë e një prodhimi në seri, por është veturë e prodhuar në një numër të caktuar, apo edhe një veturë e vetme e përgatitur për një blerës special. Veturat luksoze veçohen për nga çmimi i tyre nga veturat ekonomike, që nënkupton se gjithashtu veçohen edhe për nga siguriacilësia pjesët e zgjedhura si dhe nga qëndrueshmëria që e karakterizon atë.
  • Vetura sportive janë këto vetura të cilat janë të prodhuara special për përdorim sportiv me një motor të përshtatshëm për t’i përballuar presioneve të ndryshme në garat sportive.

Llojet e veturave sipas shfrytëzimit të energjisë

Historia e prodhimit të markave

  • Opel veturën e parë e prodhoi në vitin 1899.
  • Fiat veturën e parë e prodhoi në vitin 1899.
  • Mercedes-Benz veturën e parë e prodhoi në vitin 1901.
  • Audi veturën e parë e prodhoi në vitin 1909.
  • Alfa Romeo veturën e parë e prodhoi në vitin 1910
  • BMW veturën e parë e prodhoi në vitin 1929.
  • Toyota veturën e parë e prodhoi në vitin 1936
  • Ferrari veturën e parë e prodhoi në vitin 1947.
  • Suzuki prodhimin e parë masiv të veturave e bëri në vitin 1954
  • Jaguar veturën e par e prodhoi në vitin 1969

Tregjet e veturave

Pesë makinat që zënë vendet të para për shpejtësi në botë

  1. Bugatti Veyron Super Sport
  2. Hennessey Venom GT
  3. Koenigsegg Agera R
  4. SSC Ultimate Aero
  5. Saleen S7 Twin-Turbo

Leave a Reply

Your email address will not be published.