Syzet

Syzet janë korniza që mbajnë lente veshur para syve të cilat nevojiten për përmirësim të shikimit(vizionit). Syzet mund të përdoren për mbrojtjen e syve nga drita e fort e diellit apo cilit do lloj burimi tjetër të dritës që mund të dëmtoj sytë. Gjithashtu përdoren edhe për mbrojtjen e syve nga dëmtimi I mundshëm nga ndonjë mjet I fort apo grimcave te ndryshme (p.sh pluhuri). Syze të specializuara mund të përdoret për shikimin e informatave specifike vizuale (të tilla si stereoskopi). Ndonjëherë syzet janë të veshur thjesht për qëllime estetike apo të modës.

Llojet

Syzet e diellit

Këto syze përdoren më së shumti gjatë verës për shkak se intensiteti I dritës së diellit është më I lartë, por preferohet që të përdoren edhe gjatë dimrit. Syzet e diellit mund të përdoren vetëm për estetik, ose për të fshehur sytë. Shumë njerëz të verbër përdorin këto syze të errëta për të fshehur sytë e tyre për arsye kozmetike. Syzet e diellit të sigurojnë relaksim dhe të mbrojnë nga rrezet ultravjollcë(UV). Janë disa lente të cilat bëhen të errëta kur ekspozohen në rrezet ultravjollcë UV. Ngjyra e errët e thjerrave bëjnë bllokimin e dritës nëpër to dhe kështu bëjnë mbrojtjen e syrit. Polarizimi I dritës është një e arritur tjetër që mund të përdoret në syzat e diellit. Filtrat polarizues janë të pozicionuar në atë mënyrë që të bëjnë largimin e rrezeve të polarizuar horizontalisht . Syzet e diellit mund të kenë edhe lente korrigjuese. Por gjithsesi shumë njerëz zgjedhin të mbajnë lente me kontakt që të përmirësojnë vizionin e tyre kështu që mund të përdorin syze standarde për mbrojtje nga dielli.

Syzet për notim

Këto syze përdorën për mbrojtjen e syve nga uji gjatë kohës sa jemi në ujë duke notuar apo duke u zhytur. Këto syza janë mjaft të dobishme për shkak se gjatë garave të ndryshme të notit këto syze kanë ndihmuar mjaft shumë notarët. Ata mund të notojnë pa frikën që mund të ju dëmtohet syri por gjithashtu mundësojnë një shikim të pastër nën ujë. Këto syze zakonisht janë të përbëra nga lente të plastikës ,ndërsa korniza është e përbërë nga një material elastikë në mënyrë që të vendosen sa më mirë në sy dhe mos të lejojë ujin të depërtoj. Varësisht nga preference ka lloje të ndryshme si me lente të zeza , lente më të mëdha gjithashtu ka syze të cilat mbulojnë edhe hundën .

Syze korrigjuese

Syzet me lente korrigjuese përdoren për të përmirësuar gabimet e thyerjes së dritës që hyjnë në sy, në mënyrë për të lehtësuar efektet e kushteve të tilla si largpamja dhe pamja nga afër. Problem me largpamje zakonisht kanë personat mbi 40 vjet . për këtë përdoren lente për qartësimin e pamjes ne largësi të caktuar . Ndërsa personat që kanë probleme për shikimin e objekteve në afërsi zakonisht janë personat që lindin me këtë problem. Syzet Pinhole janë një lloj I syzeve korrigjuese që nuk përdorin lente. Këto lloje të syzeve në fakt nuk e thyejnë dritën ose ndryshimin e gjatësisë së fokusit por krijojnë një sistem difraksioni të kufizuar .Kjo formë e korrigjimit të shikimit ka shumë kufizime ,kjo bënë që të mos përdoren shumë . Syzet korrigjuese mund të përmirësojnë ndjeshëm jetën. Jo vetëm që përmirësojnë shikimin dhe nuk lejojnë që të dobësohet edhe më shumë por gjithashtu mund të zvogëlojë problemet që shfaqen të tilla si dhimbja e kokës . Nuk duhet kohë e gjatë për tu përshtatur me thjerrat e reja, zakonisht 1-2 javë.

Me një vizion (single vision)

Këto janë syze për vetëm një distancë. Nëse personi ka probleme me shikim vetën larg atëherë mund të përdor syze me lente për largësi, kurse nëse ka probleme për shikimin e objekteve afër atëherë përdor lente për afër.

Bifokal

Te këto syze pjesa e sipërme e thjerrave përdoret për vizionin në distancë, ndërsa pjesa e poshtme përdoret për vizionin afër. Pjesa e poshtme ndryshe quhet pjesa shtesë (add segment). Ka forma, madhësi dhe pozita të ndryshme të zonës së poshtme varësisht nga dëshira e pacientit. Këto syze përdoren nga personat të cilët kanë probleme edhe me shikim larg dhe afër . Këto syze mundësojnë që mos të përdoren 2 palë syze .

Syzet mbrojtëse

Syzet mbrojtëse janë të veshura për të mbrojtur sytë gjatë punëve të ndryshme. Këto syze janë të bëra nga lente të plastikës për të mbrojtur syrin nga objekte të ndryshme që mund të hyjnë në sy dhe të e dëmtojnë . Këto syze përdoren edhe për saldim , këto syze janë sikur syzet e diellit por me ngjyrë shumë më të errët . Këto shpesh quhen edhe syze flash për shkak se ofrojnë mbrojtje nga flash saldimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.