Skuadra (futboll)
Skuadër futbolli quhet një grup lojtarësh që marrin pjesë në ndeshje futbolli. Skuadra të tilla zgjidhen për të luajtur në një ndeshje kundër një ekipi kundërshtar, të përfaqësojnë një klub, shoqëri, grup ose vend.
Një skuadër futbolli përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, një portier dhe dhjetë lojtarë, ku njëri prej anëtarëve është kapiteni i skuadrës.
Skuadra kombëtare e futbollit
Skuadra kombëtare e futbollit është një skuadër futbolli e formuar nga lojtarët e një shteti, dmth persona të cilët jan shtetas të atij vendi qofshin ata autokton apo të naturalizuat (me shtetësi të fituar). Zgjedhja e pjesmarrësve në këtë ekip nuk e bën që pjesmarrësi të e humb vendin në ekipin futbollistik për të cilin luan. Përgjegjës për zgjedhjen e ekipit nga i gjithë numri i futbollistëve të një shteti është selektuesi.