Liqeni
Liqeni është një gropë e thellë në sipërfaqen e tokës, e mbushur me ujë, që nuk lidhet me detin, dhe në fund që shtrihet nën nivelin e ujit e ujit nëntokësor. Sipas natyrës së krijimit, liqenet ndahen në natyrore dhe artificiale.
Liqeni është një burim i rëndësishëm për njeriun. Ashtu si lumi, na furnizon me ujë dhe me një shumëllojshmëri peshqish. Liqeni është dhe një rrugë komunikimi. Lundrat, tragetet dhe barkat lundrojnë në ujërat e liqeneve dhe lidhin vendet që ndodhen përgjatë brigjeve. Liqenet, sidomos kur janë të mëdhenj dhe të thellë, zbutin klimën e mjedisit përreth. Nxehtësia e thithur nga ujërat gjatë verës vjen ngadalë në sipërfaqe gjatë dimrit dhe e ngroh ajrin. Klima e butë lejon kultivimin e ullinjve, vreshtave, agrumeve dhe luleve edhe kur këto vende janë pranë malit. Në brigjet e liqeneve, nga klima e butë dhe bukuritë e peizazhit, turistët janë të pranishëm thuajse gjatë gjithë vitit. Ata zhvillojnë sporte ujore, si : notin, vozitjen me barkë dhe peshkimin. Në vendin tonë njihen liqeni i Pogradecit (Ohrit), (Shkodrës), Prespës, liqenet e Lurës, etj.
Liqenet ndahen ne liqene natyrore dhe liqeneve artificiale. Per nga gjeneza liqenet mund te jene relikte, tektonike, lumore, akullnajore, vullkanike, karstike dhe artificiale.
Liqenet relikte paraqesin mbeturinat e dikurshme te deteve.Liqeni Ballaton ne Hungari eshte i tipit reliekt.
Liqenet tektonike jane krijuar me procese tektonike, me uljen e pjeseve tokesore dhe mbushjen e tyre me uje.
Liqenet vullkanike jane krijuar ne krateret e vullkaneve te shuara.
Liqenet e akullnajave jane krijuar nga veprimi eroziv dhe akumulativ i akullnajave te dikurshme.
Liqenet lumore kryesisht formohen ne pjeset e braktisura te shtratit te lumit, sidomos te lumenjte e medhenj te ultesirave, te cilet meandrojne dhe shpesh e braktisin shtratin e tyre. Më afër bregut disa nga bimët janë shavari,kallamishtja, etj.Në bazë të prezensës së botës bimore në liqene dallojnë: 1. Liqenet oligotro 2. Liqene eutro 3.liqene krastike 4.liqene akullnajore
Lista e Liqeneve më të mëdha në botë
Emri | Vendi | Sipërfaqja(km2) | Thellësia (m) |
---|---|---|---|
Aral | Kazakistan/Uzbekistan | 64 500 | 85 |
Bajkalit | Rusi | 30 500 | 1 620 |
Del Oso | Kanada | 31 300 | 446 |
Hjuron | Kanda/SHBA | 59 900 | 229 |
I Sipërm | Kanda/SHBA | 82 100 | 406 |
Kaspik | Rusi/Iran.etj | 371 000 | 1 025 |
Malavi | Malavi/Mozambik/Tanzani | 28 900 | 695 |
Miçigen | SHBA | 57 800 | 281 |
Tanganjika | Burundi/Tanzani/Zaire | 32 900 | 1 470 |
Viktoria | Kenia/Tanzani/Ugandë | 69 500 | 82 |
Ndarja kryesore e liqeneve
Liqeni, së bashku me detin dhe lumenjtë bëjnë pjesë ose përfshihen në hidrosferë. Liqeni artificial është krijuar nga dora e njeriut. Kurse ai natyral nga vetë natyra.