Kutia e befasisë
Kutia e befasisë është një lodër për fëmijë që nga jashtë përbëhet nga një kuti me një manivelë. Kur manivela rrotullohet, një mekanizëm i kutisë muzikore në lodër luan një melodi. Pasi të jetë bërë fiksimi i një numri të mjaftueshëm të kohërave (si p.sh. në fund të melodisë), ekziston një “surprizë”. Kur hapet kutia, një figurë si klloun del. Disa kuti befasie hapen në kohë të pacaktuar, kështu që befasia të jetë më efekive.
Prejardhja
Një teori thuhet se prejardhja e kutisë së befasisë vjen nga prelati anglezë i shekullit 14 John Schorne, i cili shpesh është fotografuar duke mbajtur një çizme me një djall në të. Sipas folklorit, ai dikur e hodhi djallin në një kasolle për të mbrojtur fshatin North Martson, Buckinghamshire. Në frëngjisht, një kutia e befasisë quhet “diable en boîte” (fjalë për fjalë “djalli në kuti”).
Historia
Në fillim të viteve 1500, kutia e befasisë u bë nga një orari gjerman i njohur si Claus. Claus ndërtoi një kuti druri, me skajet metalike dhe një dorezë që mund të shfaqte një djall karikaturë ose “Jack”, pasi rrotullohet manivela. Ajo u ndërtua si një dhuratë për ditëlindjen e pestë të një princi vendas. Pasi panë këtë lodër, fisnikët e tjerë kërkuan vetë “Djajtë në kuti” për fëmijët e tyre.
Në fillim të shekullit të 18-të, mekanizmat e përmirësuar të lodrave e bënë kutinë e befasisë më të disponueshëm për të gjithë fëmijët dhe jo vetëm mbretërinë.
Modelet
Fillimisht kutia e befasisës ishte bërë nga druri, por me teknologji të re lodra mund të ndërtohej nga kartoni i shtypur. Rreth viteve 1930, kutia e befasisë u bë një lodër lëvizëse nga kallaji. Për më tepër, kutitë e kallajit filluan të mbulohen në imazhe nga vjersha për fëmijë të çerdheve me meloditë përkatëse. Me kalimin e viteve, kutia e befasisë ka evoluar në personazhe të ndryshëm nga klloun, të tilla si Winnie-the-Pooh, Maçoku në Kapelë, Tre derrkucat e vegjël, mace, qen, Xhorxh kureshtari, babadimër, gjirafë, etj.