Njeriu

Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht: “njeri i zgjuar” ose “njeri i ditur”) dhe familjes Hominidae, familjes së madhe të majmunëve. Ata janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo.

Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat.

ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë. Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 7.9 miliard.

 

Njeriu
Human.svg
Një mashkull (majtas) dhe një femër (djathtas)
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencore
Unrecognized taxon (fix): Homo
Lloji:
Emri binomial
Homo sapiens

Linnaeus, 1758
World human population density map.png
Densiteti i popullimit të njerëzve

 

Evolucioni

Studimi shkencor i evolucionit të njeriut shqetësohet rreth zhvillimit të gjinisë Homo, por gjithashtu përfshin studimin e hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për shembull Australopiteku. “Njerëzit modernë” cilësohen ose klasifikohen si lloji Homo sapiens, të cilit i vetmi nënlloj ekzistues është Homo sapiens sapiensHomo sapiens idaltu (që fjalë për fjalë do të thotë “njeriu më i vjetër i zgjuar”), nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur. Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth 30000 vjet më parë, herë pas here është klasifikuar si nënlloji “Homo sapiens neanderthalensis“, por studimet e fundit gjenetike na sugjerojnë një shmangie të Neandertalit nga Homo sapiensi rreth 500000 vjet më parë. Ngjashmërisht, ato pak kampione që na kanë mbetur prej Homo rhodesiensis janë klasifikuar ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është e pranueshme. Fillimisht, njeriu modern shfaqet në të dhënat e fosileve 195000 vjet më parë dhe studimet e biologjisë molekulare japin prova se koha e shmangies së njeriut modern nga çdo paraardhës i tij daton rreth 200000 vjet më parë. Studimi i plotë i diversitetit gjenetik afrikan i kryesuar nga Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët (njerëzit indigjenë të Afrikës jugore) janë ata që kanë larminë më të madhe gjenetike ndërmjet 114 popullsive të testuara, duke i bërë ata një nga 14 popullsitë më të hershme. Studimi gjithashtu lokalizoi origjinën e migrimit të njerëzve modernë në Afrikën jug-perëndimore, pranë kufirit bregdetar të Namibisë dhe Angolës.

Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të njerëzve janë gorillat dhe shimpanzetë, por njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit modernë. Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë. Renditja e plotë e gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%. Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma më të hershme.

Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal (nëpërmjet kacavirrjes në pemë), me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të trupit.

Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te njerëzit modernë, dy herë më shumë se madhësia e trurit të shimpanzesë dhe gorillës. Rritja e trurit të njeriut pas lindjes ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë dhe i lejon njerëzve të rinj periudha të zgjatura të mësimeve sociale dhe përvetësimit të gjuhës. Antropologët fizikë argumentojnë se ndryshimet ndërmjet strukturës së truve të njerëzve dhe atyre të majmunëve të tjerë janë akoma më të mëdha se ndryshimet e përmasave.

Ndryshime të tjera të rëndësishme morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një mbërthimi ose kapje (me duar) me fuqi dhe preçizion; një sistem përtypës të reduktuar; një zvogëlim të dhëmbëve të qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së nëngjuhës, duke e bërë të folurin të mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit të fshehtë, që mund të jetë përputhur me zhvillimin e disa ndryshimeve të rëndësishme në sjellje, si lidhja e çifteve. Një ndryshim tjetër me peshë ishte zhvillimi i materialeve të bëra nga njeriu, të cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme dhe të sofistikuara.

Anatomia

Trupi i njeriut ndryshon në mënyrë të ndjeshme dhe kjo varet nga gjenet por edhe nga faktorët e jashtëm të ambientit ku jeton dhe nga dieta dhe ushtrimet. Një njeri i rritur mund të jetë mesatarisht i gjatë nga 1.5 deri në 1.8 m, kjo ndryshon nga vendi në vend. Pesha mesatare e trupit të njeriut është për mashkullin e rritur 76–83 kg dhe për femrën 54–64 kg. Ndryshe nga çdo primat tjetër, njerëzit janë të aftë të lëvizin me dy këmbë, duke i lënë krahëve mundësinë për të manipuluar objektet e ndryshme me anë të duarve, të ndihmuara nga gishtat e mëdhenj.

Megjithëse njerëzit duken me më pak qime me primatët e tjerë, me rritje të dukshme të tyre kryesisht në majën e kokës, në sqetulla dhe në zonën pubike, njeriu mesatar ka më shumë folikula qimesh në trupin e tij se një shimpanze mesatare. Dallimi kryesor është se qimet e njerëzve janë më të shkurtër, më të imët dhe me pigment më të ulët se qimet e shimpanzesë, duke i bërë më të vështirë pë t´u parë.

Ngjyra e lëkurës së njeriut përcaktohet nga prezenca e pigmentit të melaninës. Ngjyra e lëkurës së njeriut mund të variojë nga e bardha deri kafja e errët deri te rozja e zbehtë, kurse qimet e njeriut variojnë nga e bardha te kafja, e kuqja dhe e zeza. Kjo varet nga sasia e melaninës (një pigment që bllokon rrezet e diellit) në lëkurë dhe flokë, që përqendrimi i së cilës ulet me kalimin e viteve, duke çuar në formimin e flokëve gri ose të bardhë. Shumica e studiuesve besojnë se errësimi i lëkurës ishte një adoptim që u evolua për mbrojtjen nga rrezet ultravioletë dhe rrezatimit diellor. Gjithsesi, kohët e fundit është thënë se ngjyrat e ndryshme të lëkurës janë një adaptim për balancimine folatit, që shkatërrohet nga rrezet ultraviolet, dhe vitaminën D, që kërkon rrezatimin që të formohet.

 

Pjesët themelore anatomike të njeriut femrës dhe mashkullit.

 

Gjenetika

Njerëzit janë krijesa eukariote. Ç’do qelizë diploide ka dy lloj kromozomesh 23 kromozome trashëgohen nga njëri prej prindërve dhe 23 tjera nga prindi tjetër. 22 çifte kromozomesh janë autozome dhe një çift prej tyre e përcaktojnë gjininë. Sipas njohurive aktuale njerëzit kanë nga 20.000 deri 25.000 gjene. Si edhe gjitarët tjerë njerëzit kanë kromozomin XY që përcakton gjininë. Femrat e kanë kromozomin XX dhe meshkujt kromozomin XY. Kromozomi X përgjigjet për gjenet e që se përmbajnë kromozomin Y, Kjo do të thotë se gjeni recesiv i shoqëruar me kromozomin X siç është hemofilia i prek më shumë meshkujt sesa femrat.

Gjumi

Njerëzit janë organizma me cikël ditor 24 orësh. Mesatarisht flejnë nga shtatë deri nëntë orë në ditë për një të rritur dhe 10 deri 11 orë për fëmijët njerëzit e moshuar flejnë më pak nga 6 deri në 7 orë. Gjumi i pakët ka efekte negative. Nëse njeriu i rritur flen vetëm 4 orë atëherë gjendja e tij shoqërohet me ndryshime të çuditshme në sjelljen dhe psikologjinë e tij e cila manifestohet me lodhje, pengesa në koncentrim dhe fikësim të shikimit si dhe shqetësime trupore.

Është për tu thënë se edhe pse të gjitha organet komandohen nga truri, kjo nuk d.m.th se të gjitha bijen në gjumë në të njëjtën kohë. Disa organe punojnë me kapacitet më të lartë disa më të ultë. Kjo dukuri mund të vërehet edhe në bazë të organeve të shqisave. Në bazë të këtyre vëzhgimeve mund të thuhet se truri i njeriut nuk bie në gjumë deri në momentin kur furnizimi i tij me gjak (oksigjen etj.) nuk ndalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.