TikTok
TikTok është një shërbim rrjetesh sociale për shpërndarjen e videove virale e krijuar nga kompania kineze ByteDance, por në shtator të 2020 vendosi që të shiste një pjesë të aksioneve kompanive amerikane Oracle dhe Walmart. Momentalisht aksionerët amerikanë kanë avantazh në vendimmarrje dhe zotërojnë 4 vende në bordin drejtues të TikTok Global, ku të pestin e zotëron ByteDance. Përdoret për të krijuar video muzike të shkurtër, sinkronizim buzësh, vallëzime, komedi dhe talente prej 3 deri në 15 sekonda, dhe video që ripërsëriten prej 3 deri në 60 sekonda. Është një version ndërkombëtar i Douyin që u lëshua fillimisht në tregun kinez në shtator të 2016-ës. Më vonë, TikTok u hodh në treg në 2017-ën për iOS dhe Android në shumicën e tregjeve jashtë Kinës kontinentale ; megjithatë, ajo u bë e disponueshme në të gjithë botën, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, pasi u bashkua me një tjetër shërbim kinez të mediave sociale Musical.ly më 2 gusht 2018. TikTok dhe Douyin kanë pothuajse të njëjtën ndërfaqe përdorimi, por nuk kanë qasje në përmbajtjen e njëri-tjetrit. Serverët e tyre ndodhen secili në tregun ku aplikacioni përkatës është i disponueshëm. Të dy produktet janë të ngjashme, por veçorit nuk janë identike. Douyin përfshin një veçori të kërkimit në video që mund të kërkojë fytyrën e njerëzve për më shumë video të tyre dhe veçori të tjera të tilla si blerja, prenotimi i hoteleve dhe vlerësimi i etiketimeve gjeografike. Që nga hedhja e tij në treg në 2016-ën, TikTok / Douyin fituan popullaritet me shpejtësi në Azinë Lindore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Rusinë dhe në pjesë të tjera të botës. Që nga tetori i vitit 2020, TikTok tejkaloi mbi 2 miliardë shkarkime në celularë në të gjithë botën.