Cfare jane Retë?

Retë janë grumbull i pikave të ujit të krijuara me ndeshjen e masave ajrore të ftohta të ajrit me masat e nxehta ajrore të ajrit. Për nga përbërja e tyre fizike janë të ngjashme me mjegullën. Dallimi qëndron vetëm për sa i përket vendit të formimit dhe dhe madhësisë së pikave. Pikat e mjegullës janë më të vogla se pikat e reve, sepse pikat e mjegullës gjenden në stadin e parë të formimit. Përveç pikave të ujit, retë mund të jenë të përbëra edhe prej kristaleve të imtë të akullit. Mbulimi i plote ose i pjesshem i qiellit me re quhet Vranësia

Retë mund të jenë:

  1. Shtresore
  2. Grumbulluese
  3. Puplore

Klasifikimi i reve

  1. Klasifikimi i reve për nga pamja e jashtme.
  2. Ndarja e reve sipas lartësisë.

Përshkrimi i reve të ndryshme

  1. Cirusi (Cirrus, shkurtisa Ci)
  2. Cirokumulusi (Cirrocumulus, shkurtesa Cc)
  3. Cirostratus (cirrostratus, shkurtesa Cs)
  4. Altokumulusi (altocumulus , shkurtesa Ac)
  5. Altrostratusi (altostratus, shkurtesa As)
  6. Nimbostratusi ( nimbostratus, shkurtesa Ns)
  7. Stratokumulusi (stratocumulus, shkurtesa Sc)
  8. Stratusi (stratus, shkurtesa St)
  9. Kumulusi (cumulus, shkurtesa Cu)
  10. Kumullanimbusi (cumulonimbus, shkurtesa Cb).

 

Retë Kumulusi

Retë Kumulunimbuse

Leave a Reply

Your email address will not be published.