Historia e filozofisë
Historia e filozofisë është një disiplinë që merret me studimin e zhvillimit të rrymave filozofike që nga fillimi i saj në Greqinë e lashtë e deri më sot. Më konkretisht ajo studion dhe analizon zhvillimin e problemeve filozofike, metodat e zbatimit të filozofisë në praktikë, pikëpamjet filozofike, drejtimet dhe rrymat filozofike, shkollat dhe sistemet filozofike ndër shekuj.
Themelues i historisë se filozofisë është filozofi dhe mendimtari gjerman Hegeli, i cili edhe i dha dimensionin filozofik. Historia e filozofise mes tjerash duhet t’i sqaroje edhe ,,filozofitë e veçanta” në lidhshmërinë e tyre historike, si dhe ti paraqes ato në pasqyrë te zhvillimit të filozofisë, të cilat gjithashtu duhet t’i vlerësojë në mënyrë kritike. Ne të njëjtën kohë ajo duhet të jetë vlerësim i përparimit të mendimit njerëzor me ç’rast kriteri i vlerësimit mbetet problemi themelor i saj.
Historia e filozofisë përfshinë këto periudha: filozofinë antike, filozofinë mesjetare, filozofinë e kohës së re, filozofinë bashkëkohore dhe atë më te renë, të ditëve te sotme.