Cfare eshte Shpejtesia

Shpejtësia është ajo madhësi fizike që tregon distancën që një trup përshkon në njësinë e kohës. Shpejtësia është veçori themelore e lëvizjes. Me shpejtësi bëhet përshkrimi i vetive të lëvizjes së trupit. Kjo vërehet gjatë zgjates së ndryshme të zhvendosjeve të njëjta. Për shembull distancën në mes dy shtyllave për ndriçimin e rrugës vetura dhe këmbësori e kalojnë për kohë të ndryshme. Po ashtu, dallohen edhe rrugët të cilat për kohë të njëjtë i kalojnë vetura dhe këmbësori. Madhësia fizike, përmes së cilës bëhet përshkrimi sasior i këtyre dallimeve, quhet shpejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.