Cfarë është poezia?

Poezia-është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje. Poezia ndërthur figura stilistike(letrare) siç janë rima, metafora, krahasimi, hiperbola,litota etj. Konsiderohet se poezia është lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare. Shembuj të hershëm të krijimtarisë poetike janë “Epi i Gilgameshit” (1700 p.e.s.), pjesë të Biblës dhe veprat e Homerit. Poezia është forma tradicionale e artit të shkruar në të cilin gjuha njërëzore përdoret për ato cilësi estetike në të, ose në vend të përmbajtjes së saj. Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike. Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Në fillimet e letërsisë, në kohërat e lashta, çdo shprehje kosiderohej si poezi. Vetëm më vonë, Aristoteli në veprën et tij Poetika, ndau poezinë në tri gjini: në poezi lirikepoezia dramatike dhe epopeja. Kjo ndarje qëndron akoma dhe sot. Në fillim poezia u paraqit si nevojë ritmike për të memorizuar dhe përcjellur gojarisht tek të tjerët mitet fetare në shum civilizime të lashta duke krijuar kështu epopenë. Poezia shkon gjithëmonë duke u përsosur kështuqë paraqiten forma liturgjike më të shkurta si psalmi dhe himni e më vonë, elegjia dhe tragjedia.

 

LLojet e poezisë:

  • Poezia epike (greqisht: epos – këngë) dallon rrënjësisht nga ajo lirike dhe përfshin këngët ku mungon subjekti i autorit. Vend kryesor në poezinë epike zënë epopejakëngët mitologjike etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 Comment