Ylli Polar/Arusha e Vogël
Ylli Polar është ylli më i ndritshëm në yjësinë, Arusha e Vogël. Yllin polar mund ta quajmë edhe ylli alfa i Arushës së vogël, sepse është ylli më i ndritshëm i kësaj yjësie. Ai gjendet pothuajse saktësisht në zgjatimin e vijës imagjinare që bashkon Polin e Jugut me Polin e Veriut të Tokës sonë dhe për këtë arsye ka qenë dhe është ende një udhërrëfyes shumë i rëndësishëm për t’u orientuar dhe për të gjetur Veriun. Ylli Polar gjendet 430 vjet drite larg tokës.
Arusha e Vogël
Ursa Minor (Latinisht: “Ari më i vogël” e ndryshme nga Ursa Major), që njihet edhe si Arusha e Vogël është një yjësi në qiellin e veriut, që duket gati-gati sikur Arusha e Madhe. Ishte pjesë e 48 yjësive të dhëna nga astronomi Ptolemeu në shekullin 2 dhe ndër 88 yjësitë moderne. Arusha e Vogël ka qenë tradicionalisht e rëndësishme si yjësi, për shkak se njerëzit mund të orientoheshin lehtë pasi që Polaris konsiderohet Ylli i Veriut.