Neopaganizmi

Svastika simbol pagan parailir, mbi një monedhë helene.

Neopaganizmi, apo paganizmi i ri, apo “kthimi në tradita” është lëvizje për tu kthyer në traditat dhe fenë në vendet e Evropës, si dhe kontinente tjera, para ardhjes së monoteizmit Abrahamik nga Lindja e Mesme. Me gjithë dominimin e monoteizmit, traditat e vjetra pagane nuk janë eliminuar asnjëherë, dhe shpeshherë ato janë adoptuar për qëllimet/nevojat e tyre nga fetë monoteiste si Krishterimi e Islami.

Përmbledhje

Pas rënies së rëndësisë së monoteizmit në Evropë, dhe zhgënjimit me monoteizmin ka një ringjallje të paganizmit. Paganizmi shihet si fe më e përshtatshme me nevojën për t’u kujdesur për natyrën, dhe si fe më pluraliste dhe demokratike se monoteizmi që konsiderohet shtypës. Në Islandë është themeluar shoqata neopagane më 1972 dhe shoqata të tilla janë përhapur në vende tjera në Evropë si në Suedi , Greqi , Itali.

Paganizmi bashkëkohor ndonjëherë është shoqëruar me lëvizjen e Epokës së Re, me studiuesit që theksojnë ngjashmëritë dhe dallimet e tyre. Fusha akademike e studimeve pagane filloi të bashkohej në vitet 1990, duke u shfaqur nga studimet e ndryshme në dy dekadat e fundit.

Te shqiptarët janë ruajtur shumë pjesë të paganizmit si besimi në zana, orë, vampirë, lugetër, drangojë, kuçedra. Gjithashtu janë kultivuar traditat pagane si pjesë e ndërtimit të identitetit kombëtar, si p.sh. Dita e Verës, Darka e Lamës. Tashmë ka një interes për të ringjallur traditat pagane si pjesë e kundërshtimit të përçarjeve fetare nga monoteizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.