Progjimnazi/Gjimnazi i Ulët
Progjimnazi (Latin: [pro – para] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) + Greek: ϒυμνάσιον, gymnasion – gjimnaz, shkollë në Greqinë e Vjetër) i njohur edhe si Paragjimnazi, Gjimnazi i Ulët, ose Semimatura ka qenë një institucion edukativ e arsimor i nivelit të mesëm i cili është paraqitur në shekullin XIX, fillimisht në Gjermani e pak më vonë edhe në disa vende tjera. Termi në fjalë, varësisht nga vendi kishte edhe kuptime të ndryshme. Në Kosovë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore me vendimin nr. 3466/3467 të datës 3.IX.1945 të Seksionit të Arsimit të Këshillit NacionalÇlirimtar për Kosovë vendoset që të suprimohen të gjitha shkollat qytetare dhe në vend të tyre të hapen progjimnazet. Në Progjimnaze janë mësuar këto lëndë mësimore: Gjuhë amtare, gjuhë joamtare, gjuhë e huaj, njohuri natyre e shoqërie, fizikë, kimi, biologji, matematikë, gjeografi, vizatim, amvisëri, fizkulturë, punëdore, këngë, bazat e arsimit të përgjithshëm teknik dhe bazat e moralit. Vijuesit e progjimnazeve quheshin semimaturantë. Progjimnazet në Kosovë kanë funksionuar deri në vitin 1955 kur me vendim të posaçëm janë suprimuar.