Qabeja

Qabeja (Arabisht: الكعبة al-Kaʿbah, “Kubi“), e njohur edhe si Qabja (Arabisht: بيت الحرام Baytu l-Ḥarām ″Shtëpija e Shenjtë″) dhe Kabe (Arabisht: بيت العتيق Baytu l-‘Atīq ″Shtëpia e Lashtë″), është një ndërtesë në formë kuboidi që gjendet në MekëArabi Saudite. Është vendi më i shenjtë i fesë islame. Sipas traditës islame ajo thuhet të jetë ndërtuar nga profeti i parë Ademi (Adamiarabisht: آدم Ādam) por më vonë thuhet të ketë rënë në harresë dhe të ketë përfunduar në rrënojë. Profeti Ibrahimi (Abrahami, arabisht: إبراهيم Ibrāhīm) dhe i biri i tij Ismaili (Ishmaeli, arabisht: إسماعيل ʾIsmāʿīl) thuhet ta kenë zbuluar dhe rindërtuar atë me ndihmën e Allahut (Zotit). Të dy këto figura, të cilat luajnë rol të rëndësishëm edhe në kristianizëm dhe në jahudizëm, vlejnë si profetë të fesë islame.

Xhamia e Shenjtëxhamia më e shenjtë në Islam është e ndërtuar rreth Qabesë. Të gjithë myslimanët janë të obliguar që gjatë namazit të jenë të drejtuar kah Qabeja, drejtimi kah Qabeja thirret Kibla.

Historia

Që në kohën para-islamike kjo ndërtesë adhurohej nga fiset arabe si shenjtërore e perëndisë Hubal. Në kultin e Qabesë para-islamike bënin pjesë përveç adhurimit të Allahut edhe ai i perëndeshave al-Lat, Manat dhe al-Uzza. Feja islame e ka marrë psh. kultin e meteoritit të zi të Qabesë nga feja e vjetër arabe ashtu si edhe pelegrinazhin për në Mekkë. Urdhëresat islamike në lidhje me pastërtinë rituale (tahāra) e kanë origjinën të paktën pjesërisht në urdhëresat përkatëse të fesë më të vjetër arabe.

Prej vitit 632 Qabeja është shenjtore vetëm islamike. Megjithatë gjatë luftimeve të brendëshme të kalifatit të vitit 692 ajo u godit me mjete zjarri dhe më 931 „guri i zi“ u morr me vete nga ndjekësit e sektit shiitoismailit të karmatëve për në Bahrain; vetëm pas vitit 951 guri u kthye (me ndërmjetësimin e fatimidëve po ashtu ismailitë) në Mekkë. Sulltani osman Murati i IV urdhëroi më 1630 që të ndërtohej një e re.

Plani dhe ndërtimi

Në territorin e shenjtë janë këto ndërtesa që secila ka përkatësisht historinë e vetë:

Qabeja sipas Christiaan Snouck Hurgronjes

Qabeja është ngritur mbi një thembratë (bazament) mermeri 25 cm të lartë, e cila del e ngritur 30 cm. Ndërtesa është 13,10 m e lartë dhe ka një sipërfaqe në tokë 11,03 m × 12,62 m. Katër këndet janë pak a shumë në drejtim të katër anëve të horizontit. Në lindje ndodhet cepi i zi, ar-ruknu ʾl-asvad, e quajtur kështu sipas gurit të zi, al-ḥaǧaru ʾl-asvad (arabisht الحجر الأسود), i cili është vendosur aty afërsisht në nivelin e syve. Në anën e veriut ndodhet cepi irakian, ar-ruknu ʾl-ʿirākī, në perëndim ai i Levantes (Lindjes së Afërme), ar-ruknu ʾš-šāmī, në jug ai jemenit (jugor), ar-ruknu ʾl-yamānī. Muret e Qabesë janë të veshura me një pëlhurë brokade të zezë (kisve), e cila është e pajisur në nivelin e ⅔ të lartësisë me një bordurë ornamentesh kaligrafike me qëndisje të artë me vargje të kuranit. Kjo bëhet çdo vit e re.

Hyrja për në ambientin e brendshëm ndodhet 2 m lart në faqen verilindore. Kjo arrihet nëpërmjet një shkalle të drunjtë me rrota, e cila qëndron zakonisht ndërmjet portës në formë harku të Banu Shaiba-s dhe burimit të Zamzam-it. Brenda Qabesë gjendet një shtrojë (dysheme) mermeri. Muret janë të veshura nga brenda deri në gjysëm të lartësisë me mermer, i cili parfumohet me vaj aromatik. Në to janë futur pllaka mermeri me mbishkrime nga kurani. Pjesa e sipërme e mureve është e veshur me copë të gjelbër, e cila gjithashtu ka ornamente me vargje të kuranit të qëndisura në ar.

Jashtë Qabesë, përballë murit në anën veriperëndimore, ndodhet një mur mermeri i bardhë në formë gjysmërrethi i quajtur ḥaṭīm. Ai është 90 cm i lartë dhe 1,50 m i gjerë. Hapësira ndërmjet ḥatīm-it dhe Qabesë është llogaritur prej kohësh si pjesë përbërëse e Qabesë dhe nuk shkelet gjatë ṭavāf-it, të sjellurit ritual rrotull. Aty thuhet se ndodhen varret e Ismaeli-t dhe nënës së tij Hagara-s.

Guri i Zi

Miniaturë nga xhami’ at-tavarih e vitit 1315 me gurin e zi

Guri i Zi (Arabisht: الحجر الأسود al-Ḥajar al-Aswad) është i vendosur në cepin lindor të Qabesë. Është i nderuar tek Myslimanët si relikë Islamike që, bazuar në traditën Islame, daton që nga koha e Ademit dhe Havasë.

Guri është nderuar edhe në kohët para-Islamike pagane, kjo si pjesë e kultit të gurit. Është vendosur i padëmtuar në murin e Qabesë nga profeti Muhamed në vitin 605, pesë vjet para shpalljes së tij të parë. Që prej asaj kohe është ndarë në disa pjesë dhe tani është i futur në një kornizë argjendi në cepin lindor të Qabesë. Pamja e tijë fizike është paraqitja e një guri të zi të ndarë, i lëmuar butë nga duartë e miliona pelegrinëve. Tradita Islame tregon se ky gurë ka rënë nga Xheneti (Parajsa) që ti tregoj Ademit dhe Havasë ku të ndërtojnë një faltore. Edhe pse shpesh herë është përshkruar si meteorit, kjo hipotezë është tani e pasigurtë edhe pse ende nuk është kryer ndonjë studim shkencorë. Pelegrinët mysliman sillen rreth Qabesë si pjesë e ritualit të Tavafit, që është pjesë e Haxhit. Shumë prej tyre, nësë është e mundshme, ndalen dhe e puthin Gurin e Zi. Nësë nuk e arrijnë atë, ata me dorën e djathtë e përshëndesin atë gjatë secilit prej 7 sjelljeve të tyre rreth Qabesë.

Rëndësia fetare

Qabeja është vendi më i shenjtë në Islam.

Kible

Kible është emri që Myslimanët e përdorojnë pët të përshkruar drejtimin që kanë ata gjatë namazit. Kjo është pika qendrore për lutje. Drejtimi gjatë namazit është drejtimi kah Qabeja.

Pelegrinazhi

Qabeja gjatë fillimit të haxhit (pelegrinazhit) më 2008

Xhamia e Shenjtë është pika qendrore gjatë pelegrinazheve islame: Haxhilëkut dhe Umres. Haxhi ndodh në muajin Dhulhixhe të kalendarit Islamik ndërsa Umre gjatë gjithë vitit. Haxhi është një ndër Shtyllat e Islamit, i obligueshëm që të kryhet një herë në jetë nga të gjithë Myslimanët që kanë mundësi ta kryejnë. Në kohët e fundit, rreth 6 milion Mysliman kryejnë Haxhin çdo vit.

Haxhi është i lidhur me jetën e profetit Muhamed prej shekullit të 7-të, por rituali i pelegrinazhit për në Mekë është i konsideruar nga Myslimanët se daton që nga koha e profetit Ibrahim.

Pastrimi

Ambienti i brendshëm i Qabesë është i mbyllur dhe i pavizitueshëm për publikun. Ndërtesa hapet dy herë në vit për ceremoninë e quajtur Pastrimi i Qabesë. Kjo ceremoni zhvillohet 30 ditë para se të fillojë muaji i shenjtë i Ramazanit dhe 30 ditë para se të fillojë Haxhi. Çelësat e Qabesë i mbajnë pjesëtarët e fisit të Bani Shaibas (Arabishtبني شيبه Banī Shaybah). Pjesëtarë e këtij fisi i presin të ftuar gjatë ceremonisë së pastrimit. Në të ftohen për të marrë pjesë në numër të pakët disa klerikë dhe diplomatë. Gjatë ceremonisë Qabeja fshihet me fshesë dha lahet me një përzjerje uji Zemzem dhe ujë trëndafili persian.

Referimet

  1. ^ Sipas skicës së orientologut Christiaan Snouck Hurgronje në vend.
  2. ^ Uri Rubin: Ḥanīfiyya and Kaʿba. An inquiry into the Arabian pre-Islamic background of dīn Ibrāhīm. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam. 13, 1990, f. 85ff.
  3. ^ Uri Rubin: The Kaʿba. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam (JSAI), 8 (1986).

Leave a Reply

Your email address will not be published.