Pavdekësia
Pavdekësia (gr. athanasia; lat. Immortalitas), jeta e amshuar, apo përjetësia, është koncepti i mbijetesës trupërisht apo shpirtërisht në pafundësi, apo një kohëzgjatje të papërcaktuar, pa përballuar vdekjen, apo duke e mposhtur atë. Çfarë forme do të kishte një jetë njerëzore pa fund apo pafundësisht e gjatë, apo nëse do të ishte në të vërtetë e mundëshme, ka qënë argument, për qindra e mijëra vjet, si edhe një fushë e gjerë hamendësimesh, debatesh e përfytyrimesh.
Gjatë historisë njerëzore shumë njerëz kanë provuar dhe shprehur dëshirën për të jetuar përgjithmonë.
Llojet e pavdekësisë
Pavdekësia mund të ndahet në dy lloje kryesore: trupore dhe shpirtërore. Pavdekësia trupore është qënësia pa fund e mendjes duke u nisur nga një burim fizik, si truri apo kompjuteri. Pavdekësia shpirtërore është qënësia pa mbarim e një individi pas vdekjes trupore në cilësinë e shpirtit.
Pavdekësia në biologji
Projekt SENS
Aubrey de Grey, në vitin 2005 ai iu përkushtua një plani të hollsishëm të quajtur Strategies for Engineered Negligible Senescence (Strategjitë për Plakje të Papërfillshme Inxhenierike) (SENS) qëllimi i të cilit është të parandalojë keqësimet trupore të njohura në lidhje me plakjen.