Arsyeja

Arsyeja (greqλογική, logiki dhe latratio) në filozofi është aftësia ose ecuria nëpërmjet së cilës vetëm qeniet njerëzore ushtrojnë mendimin, kryesisht atë abstrakt (të nxjerrë) në lidhje me botën dhe kuptimin e saj, të njohjes dhe veprimit në jetën tonë të përditshme. Arsyeja është pasuria më e madhe e njohurisë, që mbikëqyr kuptimin “përzgjedhës” dhe vendos apo njeh kufizimet e tij.

Përkufizime të tjera për arsyen

Nganjëherë arsyeja i kundërvihet ndijimitpërceptimit (përkapshmërisë), shqisimitt dhe dëshirës. Sipas David Humes arsyeja është në shërbim të dëshirave (d.m.th. mjeti për të mbajtur atë që do).

Për racionalistët arsyeja është aftësi me të cilën fitohen intuitivisht të vërtetat themelore. Këto të vërteta themelore janë shkaku (ose më saktë “arsyeja”) për të cilën çdo gjë është ashtu siç është dhe ndodh gjithçka që ndodh.

Për Emanuel Kantin, arsyeja (gjermanisht Vernunft) është fuqia e mbledhjes së koncepteve të dhëna nga mendimi. Arsyeja që është në gjendje të japë parime apriori quhet nga Kanti “e pastër, e kulluar” (emërtim që i dha titullin veprës së tij kryesore, “Kritika e arsyes së kulluar), për ta dalluar nga “arsyeja praktike” që lidhet me moralin e sjelljes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.