Enciklopedistika e njohur edhe si enciklopedika (gjermanisht: Enzyklopädik ose Enzyklopädistik), është një shkencë e cila merret me studimin e veprave të enciklopedisë, zhvillimin, organizimin dhe ligjshmërinë e veprës enciklopedike. Gjithashtu është një aktivitet profesional që merret me krijimin e këtyre veprave.
Enciklopedizmi
Historia Natyrore, shkruar nga Plini Plaku në shekullin e parë, ishte libri i parë që quhej enciklopedi. Ajo u vlerësua shumë në Mesjetë. Ky dorëshkrim i ilustruar është punuar në shekullin XIII.
Në vitin 1517, bavarezi Johannes Aventinus shkroi librin e parë në të cilin fjala “enciklopedi” përdorej në titull.
Encyclopédie (1751-1777), redaktuar nga Diderot dhe D’Alembert, u admiruar shumë dhe mbeti si një model për shumë vepra të mëvonshme.