Sistemi nervor
Receptorët e lëkurës dhe mukozës së gojës e të hundës janë të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të prekjes, termike dhe të dhimbjes ; meqë ato na mbajnë në kontakt me botën e jashtme ndjeshmëria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe të specializuar, që ndodhen të gjithë në kokë, që janë përgjegjës për shikimin, dëgjimin, nuhatjen dhe shijimin.
Disa receptorë të tjerë ndodhen në kapsulat e artikulimit, në muskujt skeletore dhe në lidhjet muskul-tendine : janë të ndjeshëm në ndryshimeve të gjatësisë ose ndaj tensioneve të përbërësve të sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra bëhen aktive kur trupi lëviz.
Organet e brendshme kanë sensore që perceptojnë dhimbjen dhe trysninë (për shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (për shembull sasia e dioksidit të karbonit në gjak).
Të gjitha këto informacione duhet t’u dërgohen qendrave nervore të cilat i integrojnë me njëra tjetrën dhe me atë që ruajnë në memorie, dhe e përdorin jo vetëm për të na lidhur me botën e jashtme, për të patur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit në hapësirë dhe për të ditur nëse forca muskulore që përdoret është e përshtatshme për rezistencën që duam të mundim, por edhe për të dhëne përgjigje të përshtatshme. Këto të fundit mund të jenë somatike (nëse ndërhyjnë muskujt skeletore) ose të brendshme (nëse ndryshohet aktiviteti i organeve të brendshme).
Sistemi nervor është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njeri tjetrin të përbërë kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale) : ndahet në dy pjesë të mëdha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet në kafke dhe në palcën kurrizore, dhe sistemi nervor periferik (SNP) që ndodhet në gjithë pjesën tjetër të trupit edhe brenda të gjithë organeve. SNP ku bëjnë pjesë të gjithë receptorët e ndjeshmërisë së lartpërmendur ka si detyre të perceptojë ngacmimet e ambientit dhe ato të brendshmet dhe t’ia dërgojë SNQ dhe me pas t’u dërgojë të gjithë organeve përgjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyrë deshifrimin e informacioneve që vijnë nga periferia, ti përpunoje dhe ti japë një përgjigje të përshtatshme.
SNQ perbehet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (që përbëhet nga palca e zgjatur, ura dhe truri i mesëm), truri i vogël, truri i ndërmjetëm. SNP përbehet nga nervat, nyjet e receptorëve ndjesorë, duke përfshirë organet e shikimit, dëgjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.
Përgjithësime për sistemin nervor qendror
SNQ përfaqëson bashkësinë e të gjitha formacioneve nervore që ndodhen brenda kafkës dhe shtyllës kurrizore. Në SNQ ndodhen të gjithë mekanizmat që bëjnë të mundur përshtatjen e vazhdueshme të individit ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit. Ky funksion jep përgjigje mjaft kompleksë nëpërmjet të cilave SNQ rregullon funksionimin e të gjithë aparateve. SNQ lejon përshtatjen si ndaj ambientit rrethues dhe ndaj ndryshimeve të manjentit të brendshëm (sistemi nervor vegjetativ). Ai merr informacione si nga ambienti i jashtëm dhe nga ai i brendshëm nëpërmjet fibrave që çojnë informacion nga periferia. Kjo mundësi rregullohet nga prania e disa receptorëve ndijore (retina e syrit për dritën, Aparati i Kortit në vesh për tingujt, receptorët termike të lëkurës dhe organeve të brendshme për ndryshimet e temperaturës, receptorët kimike për perceptimin e përqendrimeve jonike, receptorët e trysnisë për ndryshimet e saj, receptorët hormonale për kontrollin e funksioneve sekretuese etj)
Këto informacione arrijnë në sistemin qendror ku përpunohen për ti dhëne një përgjigje të përshtatshme natyrës së ngacmimit të perceptuar dhe i dërgohen periferisë nëpërmjet fibrave që dalin nga SNQ. Aktiviteti lëvizor i mirëfillte varet integriteti antomofunksional jo vetëm i fibrave dalëse po dhe nga formacionet receptoriale që dërgojnë informacione ndijore në SNQ dhe sidomos nga integriteti i këtij të fundit që bën të mundur në çdo moment dhënien e përgjigjeve të përshtatshme.
SNQ shfaqet i ndërtuar nga përsëritja e disa qarqeve. Këto qarqe përbëhen nga 1) një qelize që ka kontakt me periferinë, ku mbledh informacionet (neuron ndijor) ; 2) një qelize që i dërgon mesazhe periferisë për të realizuar kontraktimet muskulore ose aktivitetet sekretore (neuron lëvizor) ; 3) një qelize që ndërvendoset mes të dyjave dhe modulon informacionin që vjen me sinjalin dalës (neuron i ndërmjetëm). Parimet kryesore të funksionimit të SNQ mund të konceptohen duke imagjinuar një numër shume të madh të këtyre zinxhirëve. Ka zinxhirë që nuk kanë neuron të ndërmjetëm dhe janë baza e përgjigjeve të menjëhershme, reflekseve. Në të vërtete edhe zinxhirët ku neuroni i ndërmjetëm është i pranishëm mund të japin përgjigje të menjëhershme kryesisht si përgjigje ndaj një gjendjeje urgjete ose për mbrojteje.
Baza e funksionimit të SNQ është neuroni. Neuroni është një qelize e specializuar në përçimin e shpejte të sinjaleve elektrike që pasi arrijnë në fund të zgjatimeve të tij çlirojnë substanca kimike nëpërmjet të cilave neuroni komunikon me qelizat e tjera. Neuroni mund të ndryshoje vazhdimisht sasinë dhe cilësinë e këtyre kontakteve duke krijuar një plasticitet nëpërmjet të cilin SNQ mund të memorizojë eksperienca të reja.
Teoria e neuronit
Kjo teori mbështet në ndarjen anatomike të çdo elementi nervor nga të tjerët. Pra SNQ (Sistemi Nervor Qendror) është i ndërtuar nga elemente qelizore të ndarë nga forma, përmasat dhe karakteristikat morfologjike shumë të ndryshme, të lidhura mes tyre nga zona të specializuara të quajtura sinapsë. Përgjatë aksonit impulsi nervor përhapet me shpejtësi si një vale që çon në një kthim total të potencialit elektrik. Kur potenciali arrin në fund të aksonit çliron në hapësirën ndërqelizore midis dy neuroneve një numër të caktuar neurotransmetuesish që modifikojnë aktivitetin elektrik të neuronit tjetër.
Palca kurrizore
Përshkrimi makroskopik i palcës kurrizore
Palca kurrizore është pjesë e SNQ, bashke me trurin me të cilin është e lidhur drejtpërsëdrejti. Ndodhet në shtyllën kurrizore dhe ka formën e një cilindri të gjatë, paksa i shtypur para dhe mbrapa, i gjatë rreth 44 cm, me një diametër mesatar 1 cm dhe peshe 28 g. Lidhet me periferinë me një seri dyfishe prej 33 nervash shpinore që dalin nga shtylla kurrizore nëpërmjet vrimave ndërvertebrore. Çdo nerv degëzohet në dy rrënje, një të parë dhe një të pasme, që janë të lidhur me palcën kurrizore.
Gjatë viteve të para të jetës shtylla e qafës dhe pjesa përkatëse e palcës kurrizore rriten njësoj, ndërsa shtylla e gjoksit dhe e barkut rriten me shume se palca përkatëse. Ky fenomen bën të mundur që në fund të zhvillimit palca kurrizore mos ta mbushi tërësisht në gjatësi shtyllën kurrizore duke u ndalur në vertebrën e dyte të zonës së mesit. Meqë nervat shpinore dalin nga shtylla kurrizore nëpërmjet vrimave përkatëse ndërvertebrore, si pasoje nervat e parë shpinore bëjnë një rruge horizontale për të dale tek vrima e emergjencës, ndërsa të tjerët bëjnë një rruge me të pjerrët, derisa të fundit janë të detyruar të shkojnë pothuajse vertikalisht në crimat përkatëse. Palca kurrizore(PK) është e rrethuar nga tre fletëza lidhëse qendërsynuese, meningjet shpinore.
Ne pjesën e poshtme PK hollohet në konin placor ndërsa meningjet të fijen fundore që fiksohet në faqen e mbrapme të kockës së bishtit si ligament i bishtit. Ky ligament është e element qëndrueshmërie për palcën dhe ndihmon për ta mbajtur në pozicion qendror në kanalin kurrizor. Kështu lëngu i shtyllës jo vetëm që e suhqen paceb por dhe e mbron duke zbutur trumat dhe shtypjet me skeletin.
PK nuk është uniforme, por ka dy pjesë me të zgjeruara, një në nivelin e qafës (fryrja cervikale) dhe një në nivelin e belit (fryrja lombare). Këto fryrje janë pasoje e pranisë së gjymtyrëve të sipërme e të poshtme. Tek gjymtyrët në fakt ndodhen shume muskuj dhe një inervim kompleks si lëvizor dhe ndijor, prandaj fibrat nervore janë të shumta. Kjo sjell një numër me të madh dhe volum të lartë në pjesën përkatëse të PK, që sjell dhe fryrjet.
Ne sipërfaqe PK ka disa hulli gjatësore që përshkojnë të gjithën. Pk ndhat në nënujësi që quhen neuromere në të djathte dhe në të majte të të cilëve shfaqën dy rrënjë një e parme dhe një e pasme. E parmja përbëhet nga aksone neuronesh lëvizore që inervojnë muskujt skeletore, ose muskulaturën e lëmuar dhe gjëndrat. Rrënja e pasme përbëhet nga aksone neuronesh pseudounipolare që vendosen në nyjet shpinore dhe e i çojnë PK informacionet që marrin nga periferia.
Struktura e palcës kurrizore
Në seksionin e prerjes tërthore të PK vihet re se lënda gri ndodhet në qendër ndërsa e bardha në periferi. Në qendër PK përshkohet nga një kanal i holle që quhet kanali qendror i cili vazhdon në shtyllën e trurit dhe brenda tij mban lëngun e shtyllës kurrizore.
Lënda gri është ne formë fluture. Pjesa tërthore është lidhja gri ku kalon kanali qendror, ndërsa krahët ndahet në të parme e të pasme.
Nëse e shikojmë në mënyrë tredimensionale lënda gri përbehet nga shtylla me neurone, ndërsa e bardha nga fibra nervore që transportojnë impulset. Quhen shtylla neuronesh nëse janë të gjatë përndryshe marrin emrin bërthama.
Lënda e bardhe e përbëre nga fibra nervore kryesisht me mielinë ndahet nga grija nga disa kordonë. Në çdo gjysme të PK dallohen një kordon i pasem, një anësor dhe një perparem.
Substanca gri e shtyllës kurrizore
Substanca gri ka neurone me akson të gjatë me mielinë që del nga ajo dhe neurone me akson të shkurtër pa mielinë që rijnë brenda saj.
Neuronet lëvizore grupohen në pjesën e parme ku formojnë shtylla me gjatësi të ndryshme ose bërthama. Janë neurone multipolare dhe aksonët e tyre përshkojnë lenden e bardhe mes dy kordonëve dhe shfaqën të veshur me mielinë. Pasi dalin nga palca bëjnë pjesë në rrënjët e parme të nervave shpinore. Ndahen në alfa dhe gama ku të parët shërbejnë për fibrat muskulore të lëmuara skeletore ku degëzohen dhe çdo dege krijon sinaps me një fibër muskulore, ndërsa të dytët inervojnë muskulaturën e lëmuar të boshtit neuromuskulor.
Me hark reflektor kuptojmë kur një akson pasi del nga palca arrin në një muskul.