Kokaina

Kokaina është alkaloidi më i rëndësishëm i cili gjendet në gjethet e bimës Koka. Është substancë kristalore e cila tretet me vështirësi në ujë. Në mjekësi përdoret si anestetik lokal. Është drogë shumë helmuse e cila shkakton varësinë jo te madhe tek përdoruesi thesht nuk mund ti thuash jo nese e ke dhe bën pjesë në drogat ilegale.

Efektet

Stimulantet jan droga qe rritin veprimtarine e sistemit nervor.Stimulantet me te perdorur jane nikotina kafeina,afetaminat dhe kokaina.Afetaminat(ndryshe njihen me emrat benzedrine,deksedrine,metadrine)dhe kokaina veprojne ne tru dhe degen simpatike te sistemit nervor autonom.Kokaina eshte stimulues i fuqishem i sistemit nervor qendror(SNQ) .Ajo mund të bëjë që përdoruesi të ndihet: euforik dhe energjetik,  ngrit vigjilencën dhe disponimin, e shton dëshirën për të folur,  por poashtu i zgjeron bebëzat e syrit, e ngrit temperaturën trupore, shtypjen e gjakut dhe të  rrahurat e zemrës. Kokaina po ashtu mund të ndikoj në ngushtimin e enëve të gjakut, gjë që e detyron dhe e sfrocon zemrën të punoj më shumë, në mënyrë që gjaku të qarkulloj nëpër tërë trupin. Kjo gjë qon në çrregullimin e ritmit normal të zemrës e që mund të jetë rrezik për përjetimin e ndonjë sulmi në zemër. 

Po  ashtu, nën ndikimin afatgjatë të  kokainës mund të shfaqen: paranoja, ankthi dhe ndjenja e irritueshmerisë, agresiviteti, humbje ekstreme e oreksit, vështirësi ose çrregullime në të menduar, halucinacione në të pamurit dhë në të degjuar (që do të thotë e humbin kontaktin me realitetin dhe shikojnë ose dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë ne realitet), etj.

Menyrat e marrjes

Kokaina përdoret në formë të tymosjes, nuhatjes, inhalimit, injektimit. Personat që e injektojnë atë, rrezikohen edhe nga infektimi më sëmundje të ndryshme ngjitëse, si HIV, Hepatiti B dhe C.

Leave a Reply

Your email address will not be published.