Çaji

Çaji është një bimë që përdoret si pije.

Mjekim

Çaji është i njohur nga të gjithë, për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit, ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si anti-inflamatorë, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Sideritis

Sideritis, i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, apo ne arberisht “skutina e Shen Merise” është një barishte e mrënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.

Përdorimi

Shumë popullore në ShqipëriKosovëGreqiBullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.

 

Çaji i Malit
Sideritis syriaca (Ironwort scan).jpg
Sideritis syriaca
Klasifikimi shkencor
mbretëria: Bimë
ndarja: Angiosperms
klasa: Magnoliopsida
rendi: Lamiales
familja: Lamiaceae
gjinia: Sideritis
lloji: Sideritis syriaca
Emërtimi shkencor:Sideritis syriaca

 

Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.

Kultivimi

S. raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri, Greqi dhe Republika e Maqedonisë. Hibride të avancuara të tij ekzistojnë gjithashtu. Mbjellja rekomandohet gjatë dy periudhave (tetor-nëntor ose shkurt-mars në hemisferën veriore) dhe mblidhet në korrik, kur është në lulëzim të plotë. Bimë është zakonisht e tharë para përdorimit.

Çaji i zi

Çaji i zi përdoret kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni. Në këto pjese njihet edhe me emrin Qaj Rusi. Përdoret jo vetëm për qëllime mjekësore por edhe si ceremoni sociale me te afërmit. Pihet dhe shërbehet në të gjitha pjesët e ditës por kryesisht në mëngjes dhe pas buke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.