Shpella e Pëllumbasit

Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas.

Në këtë vend gjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.

Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë.

Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.

 

Shpella e Zezë

Paraardhësit tanë 10 mijë e më shumë vjet më parë uleshin në hyrjen e kësaj shpelle për të mprehur armët e tyre prej guri dhe ndarë mishin. Ata sapo kishin mësuar të ndiznin zjarrin. Ne sot nuk mund të bëjmë më shumë se të imagjinojmë jetën e tyre në Shpellën e Zezë (Pëllumbasit), rreth 25 kilometra nga kryeqyteti në të majtë të luginës së Erzenit, ndërsa pushojmë në të dalë të saj duke lexuar gazetën që kemi marrë me vete. Themi imagjinojmë sepse shpella zor se t’i rrëfen të fshehtat që “ka ruajtur” për mijëra vjet.

Gjurmët që njerëzit e parë mund të kenë lënë në të ajo i ka mbuluar ngadalë, ndërsa arkeologët që e kanë zbuluar vonë ende nuk mund të thonë shumë për jetën që është bërë aty edhe pse në shpellë janë gjetur shenja të saj. Tani për tani të vetmet histori që mund të mësosh në hyrje dhe më thellë në muret prej guri gëlqerorë janë ato të të dashurve që si kanë kaluar andej kanë shkruar me çfarë kanë pasur mundësi emrat e tyre, duke u dhënë ngjyrë artificiale asaj që natyra kishte krijuar prej mijëra vjetësh. Behar Duqi, udhërrëfyesi, roja dhe kujdestari i shpellës na tregon se si më 1992 kur ishte ende 17 vjeç kishte hyrë këtu për herë të parë sëbashku me një kushuri. “Im atë nuk e besoi që kishim dalë në fundin e saj, ai dhe njerëzit këtu mendojnë që shpella është e pafund”, thotë ai. Edhe pse Duqi dhe një kushëri i tij kanë hyrë në shpellë më 92’, ajo e fundit është vizituar për herë të parë nga speleologët vetëm më vitin 1995, për t’u shënuar kështu në hartën botërore të shpellave karstike përkrah vetëm 5 simotra në të gjithë Evropën…

Në Pëllumbas, fshatin që i jep emrin shpellës dhe në të cilin duhet të kalosh për të shkuar drejt saj, arritëm aty rreth orës 9 të mëngjesit. Në fakt ne ishim nisur më herët. Autobusi i parë që të çon në fshat niset nga Tirana në 7 pa 10 të mëngjesit dhe i dyti vetëm në 5 pasdite, kështu që ne duhej të zgjidhnim të parin për të pasur kohë të shihnim shpellën.

Përndryshe nga sa e kishim paragjykuar, autobusi një nga ata që përdoreshin më parë në unazën e kryeqytetit, u nis fiks në orarin që thuhej, por përkundër fjalëve të faturinos: “Po, po ky të çon në Pëllumbas”, ai na la në mes të rrugës për në Elbasan në degëzimin që të çonte në fshat.

 

Shpella e Pellumbasit

Paraardhësit tanë 10 mijë e më shumë vjet më parë uleshin në hyrjen e kësaj shpelle për të mprehur armët e tyre prej guri dhe ndarë mishin. Ata sapo kishin mësuar të ndiznin zjarrin. Ne sot nuk mund të bëjmë më shumë se të imagjinojmë jetën e tyre në Shpellën e Zezë (Pëllumbasit), rreth 25 kilometra nga kryeqyteti në të majtë të luginës së Erzenit, ndërsa pushojmë në të dalë të saj duke lexuar gazetën që kemi marrë me vete. Themi imagjinojmë sepse shpella zor se t’i rrëfen të fshehtat që “ka ruajtur” për mijëra vjet.

Gjurmët që njerëzit e parë mund të kenë lënë në të ajo i ka mbuluar ngadalë, ndërsa arkeologët që e kanë zbuluar vonë ende nuk mund të thonë shumë për jetën që është bërë aty edhe pse në shpellë janë gjetur shenja të saj. Tani për tani të vetmet histori që mund të mësosh në hyrje dhe më thellë në muret prej guri gëlqerorë janë ato të të dashurve që si kanë kaluar andej kanë shkruar me çfarë kanë pasur mundësi emrat e tyre, duke u dhënë ngjyrë artificiale asaj që natyra kishte krijuar prej mijëra vjetësh. Behar Duqi, udhërrëfyesi, roja dhe kujdestari i shpellës na tregon se si më 1992 kur ishte ende 17 vjeç kishte hyrë këtu për herë të parë sëbashku me një kushuri. “Im atë nuk e besoi që kishim dalë në fundin e saj, ai dhe njerëzit këtu mendojnë që shpella është e pafund”, thotë ai. Edhe pse Duqi dhe një kushëri i tij kanë hyrë në shpellë më 92’, ajo e fundit është vizituar për herë të parë nga speleologët vetëm më vitin 1995, për t’u shënuar kështu në hartën botërore të shpellave karstike përkrah vetëm 5 simotra në të gjithë Evropën…

Në Pëllumbas, fshatin që i jep emrin shpellës dhe në të cilin duhet të kalosh për të shkuar drejt saj, arritëm aty rreth orës 9 të mëngjesit. Në fakt ne ishim nisur më herët. Autobusi i parë që të çon në fshat niset nga Tirana në 7 pa 10 të mëngjesit dhe i dyti vetëm në 5 pasdite, kështu që ne duhej të zgjidhnim të parin për të pasur kohë të shihnim shpellën.

Përndryshe nga sa e kishim paragjykuar, autobusi një nga ata që përdoreshin më parë në unazën e kryeqytetit, u nis fiks në orarin që thuhej, por përkundër fjalëve të faturinos: “Po, po ky të çon në Pëllumbas”, ai na la në mes të rrugës për në Elbasan në degëzimin që të çonte në fshat.

 

Shpella e Pellumbasit

Këtu në fakt duhej të prisnim për një autobus tjetër që do të na çonte deri në fshat, mirëpo ne duke mos qenë aq të duruar vendosëm të hipim në të parin furgon që kalon aty. Shoferi thotë që edhe ky shkon në Pëllumbas, kështu që ne rehatohemi ndërsa nga dritarja humbin e shfaqen kodrat e buta që rrethojnë kryeqytetin dhe që shkëlqejnë nën diellin e sapo lindur të mëngjesit. Furgoni ndalon dy apo tre herë rrugës për të marrë apo lënë pasagjerë, ndërsa kemi lënë asfaltin dhe ndodhemi në një rrugë dheu që fillon të gjarpërojë mbi minierat e Kërrabës dhe vendin ku ruhet thesari i shtetit. “Ai që u vodh”, na thotë faturino si ka marrë vesh që jemi gazetarë, ndërsa kemi mbërritur mbi kanionin që ndan Krrabën nga Pashkasheshi. Pikërisht këtu faturinoja dhe shoferi kujtohen që kanë harruar të na thonë se Pëllumbasi ka mbetur diku pas kthesave rreth 20 minuta më herët. Ata po shkojnë në Kllojkë, atje ku dëbora ende nuk ka shkrirë. Prej ku jemi mund të shohim se si ajo u jep ngjyra laramane maleve në horizont. Shoferi na thotë se nuk duhej të alarmoheshim edhe pse makina e tij nuk po ndalonte dhe ne vazhdonim t’i largoheshim destinacionit. “Do t’iu gjejmë një makinë për tu kthyer pas”, na thotë. Ne fundit fare veç kohës së humbur asgjë tjetër nuk na shqetëson. Shoferi ndalon afër një guroreje dhe si ndërron fjalë me disa burra që ndodhen buzë rrugës na siguron vend në një nga IFA-t që bëjnë trasportin e gurë për në kryeqytet, pastaj na thotë se e kemi falas xhiron deri në Pashkashesh dhe largohet bashkë me të tjerët për në fshatin e tij me dëborë. Tre burrat që i premtuan vend në kamion janë punëtorë të gurores dhe thonë se janë vendalinj.

Emri i fshatit të tyre duhet të vijë nga sheshi i pashkëve, por të gjithë janë myslimanë, ndërsa nuk ka asgjë nga ato që gjen në Ishullin e Pashkëve. Sidoqoftë ne e gjejmë intersant emrin e fshatit që shtrihet në shpatin e një kodre të butë rreth 800 metra mbi detë, ku pranvera sapo u ka dhënë ngjyrë arave dhe oborreve, ndërsa në qetësinë e mëngjesit dëgjohen të thërriturat e një banori që nguc kafshët me të cilat po punon arën. Kishim mbërritur këtu rastësisht, por mund të kënaqeshim, qoftë edhe me emrin e sapo mësuar dhe me pamjen emocionuese të arave që shkëlqejnë ndërsa dielli thyhet në vesën e mëngjesit. Pashkasheshi një fshat i vogël, që vazhdon të zvogëlohet nga migrimi i brendshëm nuk është nga ata që të lënë indiferent. Kamioni i parë erdhi pas ndonja 15 minutash dhe shofei u tregua i gatshëm të na kthente pas deri në Pëllumbas. Rruga qe më e lehtë dhe sigurisht tashmë ishim më të sigurtë se do mund të shkonim në destinacion.

“Vazhdo drejt përmes fshatit dhe pyet aty, po ta tregon vetë rruga për nga shkohet në shpellë”, na thotë shoferi pasi na ka zbritur në hyrje të Pëllumbasit. Për fatin tonë të mirë nuk na u desh që të pyesnim shumë dhe as të bënim hamendësime. Si kemi mbërritur në qendër të fshatit dhe kemi ndarë mendjen të pimë një kafe në lokalin e tij, takojmë njeriun e duhur. Behar Duqi qëndron këtu në pritje të vizitorëve për në shpellë. Një njeri që e njeh mirë fshatin e tij nuk do shumë të kuptojnë që ne jemi të ardhur dhe pas dy tre fjalëve të para na thotë se ai është i ngarkuari me punë për shpellën. Tani po që mund ta pinim të qetë kafenë, mirëpo nuk kishte drita dhe ajo s’do mund të bëhej.Takimi me Beharin sidoqoftë i përmoirësoi planet tona. Kishim një udhërrëfyes dhe nuk do ecnim kuturu. Përsëpari sipas këshillës së tij u pajisëm me elektrikë dore dhe ujë dhe dy minuta më vonë ishim në Marshim drejt Shpellës së Zeza.

 

Shpella e Pellumbasit

Rruga është një “shteg dhish” që kalon përmes një pylli shkozash dhe pak kohë më parë e meritonte këtë emër edhe për nga niveli i vështirësisë për të kaluar në të. Tani ajo është zgjeruar nja dy tre pëllëmbë dhe vendet e vështira janë sheshuar nga Behari dhe punëtorë të komunës duke e bërë më pak të rrezikshme dhe më të lehtë udhëtimi dhe të shijuarit të pamjes së papërsëritshme të luginës së Skoranës dhe shkrepave përrreth. Behari është Marshues i shpejtë dhe herë herë na duhet ta ndjekim me vrap. Sidoqoftë është një udhërrëfyes i mirë dhe i di përmendësh vendet nga ku mund të shihet më mirë Erzeni teposhtë në luginë ose majat përtej. Gjatë gjithë kohës nuk pushon sëfoluri për shpellën dhe historinë e saj, por edhe për vendin ku jemi duke shkelur. Duke ndaluar herë këtu dhe herë atje ai na tregon për atë që e quajnë “Syri i Kaltër” i Erzenit, një llixhë dhe një gurrë uji dhe pamja e të cilave mund të të lënë pa mendje. Është i bindur që në maja ka shqiponja veç skifterëve e hutave, por ne patëm rastin të shihnim vetëm sorrat dhe pëllumbat e mëdhej e të egër që i kanë dhënë emrin fshatit.

35-40 minuta pasi ishim nisur nga Pëllumbasi ne ndodheshim më në fund para hyrjes së Shpellës. Rrugës ndërkohë kishim mundur të shijonim paqen që të fal të udhëtuarit në mes të një pylli, ku mund të dëgjosh lehtë këngën e zogjve madje dhe të kapësh nuancat mes asaj që këndon njëri apo tjetri lloj, dhe kishim pasur kohë të mahniteshim me format e shkrepave apo ngjyrat e një fshati të braktisur matan digës që i është vënë Erzenit për të mbledhur ujin për vaditje. Hyrja e shpellës nuk është aq fort impresionuese, ndoshta përfaj të zhgarravinave me emra dhe shenja që ndodhen në ballë të saj dhe që të heqin në një farë mënyre ndjesinë e eksploruesit. Por pasi kemi kaluar pragun dhe është bërë e nevojshme të ndezësh elektrikët e dorës dhe të ecësh në tokën e butë që duket se mund të rrëshkasë nga momenti në moment fillon vetvetiu të bëhesh i vëmendshëm ndaj mureve që hapen valë valë deri sa zgjerohen në 35 metra (maksimumi) dhe tavanit që ngrihet deri në 40 metra duke krijuar holle të pashoqe që zbukurohen me stalaktite që zbresin nga çatia e shpellës dhe stalakmite që ngrihen nga fundi i saj.

Si je brenda ndjen menjëherë se ke humbur kontaktin me diellin dhe të duhet të vishesh. “Kur të të jenë mësuar sytë do shohësh që mund të ecësh edhe pa nevojën e dritës”, na thotë Behari. Ai sqaron se pritet që një specialist të ndihmojë në heqjen e shgarravinave të mureve dhe se prej kohësh në shpellë nuk kishte më shgarravina të reja. Ky burrë që prej dy vjetësh është punësuar si kujdestarë i shpellës duket se është lidhur fort me strukturat që krijohen nga pikla të vogla uji që bien njëra mbi tjetrën në fragmente kohohe të sakta duke krijuar zhurmën e dytë të famshme të një shpelle pas të këlthiturës së lakuriqëve të natës. Si kemi hyrë Bahari zë e na tregon me nge kollonat e krijuar në shekuj nga piklat e ujit dhe ato që vazhdojnë të ngrihen duke i dhënë shpellës pamje të mbinatyrshme. Banorët e Pëllumbasit prej shekujsh ka besuar se gjithçka këtu ishte mbinatyrore. Behari na tregon ndërsa endemi në shpellë besimin e vjetër se ajo nuk kishte fund e pak më vonë historinë e maces sëcilës si i vunë këmborë e lanë të shkonte mes përmes shpellës për të dalë në krahun tjetër dhe thonë se macja kishte dalë diku larg në një fshat përtej malit. Në fakt shpella është matur dhe thuhet që ajo është rreth 300 metra. Por 300 metra mes guvash, kollonash dhe stalkatitesh të panumërta të krijuara në mijëra vjet histori, janë një xhiro që duket e pafund. Behari na prezanton me dy gërmimet e arkeologëve. Dy gropa të hapura në dyshemenë e shpellës, ku lehtë duken shtresat e ndryshme që njëkohësisht përshkruajnë edhe epoka të ndryshme kohore. “Këtu u gjetën kocka të një ariu”, thotë Behari, pa e ditur që bëhej fjalë për ariun e shpellave një specie që ka jetuar më shumë se 10 mijë vjet më parë, ndërsa na shpjegon mëtej se arkeologët do të ktheheshin përsëri. Ata kishin gjetur në shpellë enë dhe vegla pune që dëshmonin se njerëzit kishin jetuar aty mijëra vite më parë. E ndërsa zhytemi më tej në errësirë si kemi kaluar pa mundur të shohim konturet e zonës më të lartë të shpellës pamjet e gurëve gëlqerorë në formim e sipër bëhen edhe më fatazmagorike.

 

Shpella e Pellumbasit

Dikund ato janë të rrumbullakëta dhe të latuara, diku tjetër plot cepa dhe zgavra që duket se imitojnë pamjen e përgjithshme të shpellës. Fatkeqësisht në dy a më shumë raste njeriu ka ndërhyrë duke thyer një pjesë të stalaktiteve dhe stalakmiteve duke lënë në gjysëm një punë që kishte nisur qindra vite më parë. Këto copa të thyera na duken për një moment si gjymtyrët e një specie të çuditshme që gjallon paprerë në thellësi të tokës. Behari thotë se të gjitha mrekullitë që hasim kanë emra. Diku ai na tregon binjaket dy stalakmite të ngritura një bojë njeriu nga toka dhe diku tjetër “Mbretëreshën e Shpellës”, një stalaktit dhe një stalakmit me bazë të ngushtë që vijnë duke u zgjeruar. Sipas Beharit koka e stalakmitit i ngjan asaj të Deas. Por ne nuk na duket kështu edhe pse përfundimisht bindemi që atmosfera në shpellë është ajo e një muzeu herojsh bustet dhe shtatoret e të cilëve janë vërtetë madhështore por të mbetura pa emra ngase ndodhen aty prej kohësh që njeriu nuk mund t’i mbajë mend.

Elektrikët tonë dolën që nuk punonin edhe aq mirë dhe drita e tyre ishte mjaft e zbehtë për të ndriçuar mjaftueshëm, kështu që ndërsa i largohemi hyrjes, ndriçimi na bëhet mjaft problematik edhe pse na jep mundësi të shohim aq sa të mund të ecim dhe të shohim nga afër pamjen e një tjetër “krijese” të mbinatyrshme. Behari thotë se ajo i ngjan një kafke nga afër dhe nga larg përkrenares së Skënderbeut, ne biem dakord edhe pse nuk jemi në gjendje të dallojmë fort mirë ngjashmëritë qoftë me të parën qoftë me të dytën, madje edhe pasi udhërrëfyesi unë na ka treguar “brirët” dy stalakmite që rriten të veçuar në kokë të të madhit…

Si kemi mbërritur fare pranë fundit drejtuesi unë vendos të kthehemi. Pak më tutje tavani është plot me lakuriqë dhe që tani ne mund të dëgjojmë klidhjen e tyre që me apo pa frikë të ngjeth mishin. Sidoqoftë arsye se pse po kthehemi është se pak më tej errësira është e plotë dhe vendi i rrëshkitshëm. Ne i besojmë udhërrëfyesit dhe kthehemi nëpër shpellë, por pa pasur mundësi të shkelim në të njëjtat vende duke u dalë në krahë të ndryshëm kollonave dhe duke shkelur me kujdes në dheun e butë të shpellës. Tani vërtetë që mund të shohim më mirë dhe sytë, përfundimisht të mësuar me errësirën arrijnë edhe të shquajnë tavanin e lartë të shpellës që se pamë kur hymë. Tani është drita që vjen nga hyrja që na i bezdis sytë. “Ju thashë”, thotë Behari dhe vazhdon të udhëheqë i sigurtë duke na kërkuar herë të ulim kokën herë të kujdesemi për gropat…

Sërisht jashtë ne mund t’i gëzohemi përsëri dritës dhe gjelbërimit dhe të dëgjojmë të njëjtën melodi zogjsh. Tani ulemi për të pushuar në një nga stolat e vënë enkas për ata që vijnë në shpellë pak metra nga hyrja e saj dhe i kënaqemi për pak minuta panoramës dhe mund të lëshojmë fantazinë. Si mund të kenë jetuar këtu të parët tanë?

Marrim rrugën e kthimit dhe Behari kujtohet ndërkohë për një histori me barinj që në verë mbyllnin bagëtinë në shpellë. “Dy net rrjesht ata e gjetën portën të hapur dhe bagëtinë të shpërndarë në pyll, të tretën vendosën të përgjonin”, tregon ai. Dhe pikërisht ditën e tretë barijtë hasën me një qenie që gjetën duke pastruar shpellën. Udhërrëfyesi nuk i vë emër asaj, xhind apo fantazëm, vetëm thotë se ajo u kishte thënë barinjve të mos ktheheshin më. Legjenda thotë se prej asaj kohe ai vend nuk u përdor më për të mërzyer bagëtitë, por njerëzit u futën aty saherë që pati luftë, madje në të është futur e gjithë Bërzhita në Luftën e Dytë Botërore sipas rrëfyesit tonë. Ai tani vendos të nxitojë i duhet të jetë në kohë në vendin e tij për të pritur të tjerë vizitorë dhe ne ende nuk kemi mbërritur tamam në fshat kur ai shquan autobusin. Kur i takojmë mësojnë se janë gjimnazistët e Sami Frashërit, që do duan të shikojnë shpellën dhe ushqejnë fantazinë me pamjen përrallore të stalagmiteve dhe stalaktiteve e ndoshta të meditojnë për mënyrën se si kanë jetuar të parët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.