Toka bujqësore
Tokë bujqësore është toka e shfrytëzuar për kultivimin e kulturave bujqësore : arë, kopsht, pemishte, vresht, livadh, kullotë, hurdhë peshku dhe moçal, si dhe tokat tjera që nuk janë në shfrytëzim për qëllime bujqësore, por që shfrytëzimi optimal i të cilave përfshinë prodhimin bujqësor, duke marrë parasysh vetitë e tyre natyrore dhe kushtet ekonomike.
Toka bujqësore është shume e përshtatshme për rritjen e bimëve. Bimët mund te marrin nga ajo lende minerale dhe ujin qe i u nevojitet. Po ta shohim token bujqësore me kujdes do te verejm tri shtresa te cilat janë :
- Shtresa e humusit,
- Shtresa e lendeve minerale dhe
- shtresa e shkëmbinjve tokeformues.
Shtresa e humusit është shtresa sipërfaqësore me ngjyre kafe dhe është shtresa me e rëndësishme nga këto te treja. Ajo është e pasur me mbetje te gjallesave dhe bimëve.
Shtresa e lendeve minerale është e pasur me gurë dhe minerale dhe aty arrijnë vetëm rrënjët e bimëve ne sipërfaqe.
Shtresa e shkëmbinjve tokeformues eshte e pasur vetëm me disa thërrmija te shkëmbinjve dhe gurëve ne kohen e atëhershme.