Avioni
Një avion (anglisht:aircraft) është një makinë që është në gjendje të fluturojë duke fituar mbështetje nga ajri, ose në përgjithësi, nga atmosfera e një planeti. Ato i kundërvihen forcës së gravitetit duke përdorur ngritje statike ose duke përdorur ngritje dinamike të krahëve , ose në disa raste me ngritje vertikale nga posht-lart me motorët reaktiv, rasti i helikopterëve.
Dizajni dhe Ndërtimi
Avionët janë të projektuar në bazë të shumë faktorëve si klienti dhe kërkesa prodhuese, protokollet e sigurisë dhe kufizimet fizike dhe ekonomike. Për shumë lloje të avionëve procesi i projektimit është i rregulluar nga autoritetet kombëtare të përshtatshmërisë të fluturimeve.
Pjesët kryesore të një avioni janë të ndarë në përgjithësi në tri kategori:
- Struktura përbëhet nga elementet kryesore për ngarkim dhe pajisjet përkatëse.
- Sistemi shtytës (nëse është me energji) përfshin burim energjie dhe pajisje përkatëse.
- Avionics përfshin sistemet e kontrollit, navigimit dhe komunikimit, zakonisht të natyrës elektronike.