Hipertensioni
Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet.
Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg.
Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonjë organi p.sh i veshkave atëherë kemi hipertension sekondar (organik).
Gjatë stinës se verës, shtypja e gjakut stabilizohet për shkak te temperaturave te larta, organizmi bymehet, ndërsa gjatë dimrit ajo ngritët për shkak te tkurjes s[ organizmit ne pergjithesi nga temperaturat e ulëta.
Mjekimi
Mjekimi pa medikamente
A) Zvogëlimi i peshës trupore (për obezët), për ç’do 10 kg të hequra presioni bie për 5 deri 20 mmHg.
B) Dieta me shumë pemë dhe perime (pa kolesterol) ul presionin për 8-14 mmHg.
C) Zvoglimi i konsumit të kripës ul presionin për 2-8 mmHg.
D) Aktiviteti fizik p.sh shëtitjet e rregullta prej 30 min. në ditë bën uljen prej 4-9 mmHg.
E)(Për ata që pijnë alkool) eliminimi i alkoolit ul presionin 2-4 mmHg.
Mjekimi me medikamente
A) Diruetiket-Hidroklordiaziti,Furosemidi B) Betabllokuesit C) Vazodilatatuesi-zgjerues te eneve te gjakut D) Vazokonstruktor-ngushtues te eneve te gjakut E) Antagoniste te kanaleve te kalciumit(Ca) F) ACE inhibuesit.
Keto barna mund te kene edhe efekte anesor(nuzefekte).. Pra,nese e dijm se kemi alergji ose e verejmm ndonje perkeqsim ne gjendjen tone atehere nuk duhet ti perdorim ato barna dhe duhet te konsultohemi me mjeku specialist.
US National Heart, Lung and Blood Institute – NHLBI, Xagena 2007