Shenja dalluese (logo)

Shenja dalluese nga shumë ekonomistë është përkufizuar në mënyra të ndryshme, por marrë në përgjithsi këto definicione, shenja dalluese merret se është një simbol grafik apo diçka e ngjashme i cili përfaqëson një kompani, një seri prodhimi ose një produkt duke paraqitur dhe mbrojtur vlerën dhe garancën e asaj kompanie apo produkti.

Funksioni i shenjës dalluese

Firma (shenja dalluese) është e lidhur drejtpërdrejtë me marketingun e një kompanie, një serie prodhimi apo të një produkti ose shërbimi, pra që qartazi nënkuptohet se roli kryesorë i shenjës dalluese është marketingu i njësisë bartëse të kësaj shenje.

Funksioni i shenjës dalluese nuk është i ngusht vetëm në të pamurit e vetë, por ndërlidhë në vehte dhe funksione tjera.

Ndër funksionet kryesore të shenjës dalluese janë:

  • Njohja që nënkupton njohjen më të lehtë dhe më të shpejtë të kompanisë, produktit apo shërbimit nga ana e konsumatorit.
  • Dallimi nga kompanitë e tjera që ofrojnë të njejtin prodhim ose shërbim, si dhe dallimin e produkteve apo shërbimeve që ofron e njëjta kompani apo që ofrojnë kompanitë e tjera.
  • Kujtesa që nënkupton të mbajturit mend të kompanisë, produktit apo shërbimit përmes shenjës dalluese.
  • Ndikimi drejtpërdrejtë në konsumatorin gjat proçesit të vendosjes për blerje nga ana e tijë.
  • Vlera shenja dalluese paraqet emrin e mirë të kompanië, vlerën e produktit apo shërbimit dhe këtë vlerë konsumatorët e perceptojnë përmes shenjës dalluese në tregun përplot produkte apo përplot substitute të kompanive konkurente.
  • Garancë, d.m.th shenja dalluese është garancë për kualitetin e prodhimeve të një kompanie, garancë për kualitetin dhe funksionalitetin e produkteve dhe shërbimeve.
  • Mbrojtje, shenja dalluese mbronë kompaninë, produktin apo shërbimin nga manipulimet e ndryshme në treg, gjithashtu mbron dhe konsumatorin nga këto manipulime.

Patentimi i shenjave dalluese

Prodhues apo shërbyes të ndryshëm kan shenja të ndryshme dalluese dhe këto mbrohen nga ato nga abuzimet e ndryshme duke i patentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.